Politikë

245 vjetori i pavarësisë së SHBA, Tirana dhuron spektakël fishekzjarrësh (VIDEO)

5 Korrik 2021, 08:21| Përditesimi: 5 Korrik 2021, 08:27

  • Share

Tirana ka dhuruar spektakël fishekzjarrësh mbrëmjen e djeshme në kuadër të 245 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuar të Amerikës.

Kjo ditë e shënuar festohet pothuajse në çdo qytet kryesor të SHBA-së duke hedhur tonelata fishekzjarrësh në qiell. Por, edhe kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur të organizojë në ‘Tirana Fun Zonë’ një atmosferë të këndshme në kuadër të kësaj dite të shënuar.

Kujtojmë që dje SHBA ka festuar 245 vjetorin e pavarësisë, ditë e cila u përshëndet edhe nga krerët më të lartë të vendit tonë. Më 4 korrik të vitit 1776, delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, e cila thuhet se ishte shkak i Revolucionit Amerikan.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?