Emiljano Muharemi nga kamerat e sigurisë

24 vjedhje dhe 2 grabitje përgjatë 1 viti, arrestohet për herë të pestë 28 vjeçari shqiptar

7 Mars 2021, 14:24| Përditesimi: 7 Mars 2021, 14:32

  • Share

Policia greke ka vënë në pranga për herë të pestë, 28 vjeçarin rom me origjinë shqiptare Emiljano Muharemi, i cili akuzohet që përgjatë 1 viti ka kryer 24 vjedhje dhe 2 grabitje.

Së fundmi i riu shqiptar me pseudonimin “Shkaba” u arrestua nga policia greke ku gjatë kontrollit i gjetën një sasi të vogël lënde narkotike, kanabis.

Emiljano Muharemi është arrestuar me të njëjtën veshje, që kishte kur është kapur nga kamerat e sigurisë, ndërkohë që po vidhte një dyqan celularësh.

Akuzat e ngritura kundrejt 28-vjeçarit janë ato të posedimit të lëndëve narkotike, vjedhjes dhe grabitjes, duke u konsideruar kështu një njeri tepër i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike.

Sidoqoftë, prokurori që u mor me rastin, pas arrestimit vendosi ta lirojë atë deri në gjyqin e tij nga Autophoros, duke provokuar reagime të forta nga policia.

"Ne po i kapim, gjykatësit po i lirojnë dhe ata po vazhdojnë vjedhjet dhe grabitjet kundër qytetarëve, të cilët Shteti na ka caktuar për t'i mbrojtur. Ky person ka një rekord penal dhe është regjistruar në video dhe foto. Ka dëshmi të viktimave që e njohën atë dhe kanë dëshmuar. Si po e lirojnë atë? "theksojnë ata.

Sipas akuzave, që nga janari i vitit të kaluar, së bashku me të paktën një bashkëpunëtor të tij, i cili mbetet i panjohur, "Shkaba" ka kryer sistematikisht vjedhje dhe grabitje në Kypseli, Ampelokipi, Exarchia, Syntagma dhe Akropoli.

28-vjeçari rom shqiptar pohoi se ai shiste kartolina për të tërhequr vëmendjen e “viktimave” dhe për t’i vjedhur celularët. 

Muharemi mendohet se kryente katër deri në pesë vjedhje të celularëve në ditë dhe paratë i përdorte për të blerë drogë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?