24 vjeçari humbi jetën në aksident mbrëmjen e ndërrimit të viteve, pas një muaji nis vendosja e mbrojtëseve anësore në rrugën Bulqizë-Maqellarë

3 Shkurt 2023, 12:51| Përditesimi: 3 Shkurt 2023, 13:06

  • Share

Ndërkohë që kemi hyrë në muajin e dytë të vitit të ri, vetëm tashmë ka nisur vendosja e mbrojtëse në aksin rrugor Bulziqë Maqellarë në  urën e Gjoricës ku mbrëmjen e ndërrimit të viteve humbi jetën 24 vjeçari Ylson Tasha.

Autoritetit Rrugor Shqiptar ka nisur vendosjen e guardielave mbrojrjtëse në këtë aks që njihet si segment problematik për aksidentet rrugore.

I riu ndërroi jetë mbrëmjen e 31 dhjetorit pasi humbi kontrollin e automjetit tip ‘Fiat’ që drejtonte duke dalë nga rruga.

Një tjetër aksident i ndodhur në këtë aks rrugor është edhe ai i 4 janarit ku ndërruan jetë dy vëllezër, Kujtim dhe Murat Istrefi, përkatësisht 57 dhe 76 vjeç, si dhe bashkëshortja e njërit prej viktimave (Kujtimit) Lulzime Istrefi, 46 vjeçe. Shkak për aksidentet e ndodhura në këtë aks rrugor është bërë mungesa e sinjalistikave dhe e sigurisë nsë rrugë.

 

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • XXX: 03/02/2023 14:58

    Po në fakt ato mbrojteset ja patën fajin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?