Dita botërore e AIDS/ 98 raste të reja në Shqipëri në 2022! Numërohen 2.4 mln të prekur në Europë! OBSH: Të rriten urgjentisht testimet

30 Nëntor 2023, 17:53| Përditesimi: 1 Dhjetor 2023, 12:35

  • Share

Mbi 110 mijë raste të reja me HIV/AIDS u zbuluan gjatë vitit të kaluar në kontinentin tonë, ku 98 prej tyre janë në Shqipëri, thuhet në raportin më të fundit të organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Dita botërore kundër kësaj sëmundjeje 1 dhjetori e gjen Evropën me një total 2.4 milionë të prekur me këtë virus.

Në krahasim me vitin 2021 është shënuar një rritje e rasteve me 4.2%, por, po të krahasohet me vitin 2019, rastet janë ulur me 20.5%. Më zbulimin e kurave për të luftuar këtë virus, vdekshmëria e të prekurve ka pësuar rënie me 44.1% në krahasim me vitin 2013, kur pati 1373 vdekje. Në total për vitin 2022 kanë ndërruar jetë në rajonin e Evropës 767 persona.

Sipas të dhënave të raportit, mbi 90% e infeksioneve janë si pasojë e raporteve seksuale, ndërsa 5.9% lidhet me përdorimin e drogës me rrugë injeksioni. Në raport theksohet se faktor që ka kontribuuar në rritjen e diagnozave në vitin 2022 përfshijnë dhe rifillimin e shërbimeve normale të testimit pas pandemisë COVID-19.

Në raport përmendet fakti se përballë këtij infeksioni nuk ka aspak kohë për të humbur pavarësisht përparimeve në trajtim. Ndaj OBSH thotë se sfidë e rëndësishme mbetet identifikimi dhe trajtimi i rasteve, parandalimi i infeksionit dhe zgjerimi i aksesit në testimin. Theks të veçantë OBSH i vë edhe faktit se duhet të punohet më tepër për zhdukjen e stigmës dhe diskriminimit të vazhdueshëm të lidhur me HIV-in që i pengon njerëzit të kërkojnë diagnozë dhe kujdes.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?