2325 punonjës që ende nuk kanë marrë pagat e luftës! Tatimet: Keni afat deri më 25 shtator për të rregulluar llogaritë

2 Shtator 2020, 15:22| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 16:23

  • Share

Mbi 2325 punonjës ende nuk kanë marrë pagat e luftës të miratuara nga qeveria, si pasojë e gabimeve në llogaritë bankare.

Për këtë arsye Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vendosur që të shtyjë afatin që kishin punonjësit për të korrigjuar IBAN-in e llogarive bankare dhe emrin e bankës ku kanë llogarinë.

Afati fillestar për saktësimin e llogarive ishte 31 gushti i këtij viti, ndërkohë që afati i ri tashmë është data 25 Shtator 2020.

“Informojmë të gjithë individët përfitues të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2, të cilët ende nuk e kanë marrë masën e caktuar të përfitimit për shkak të plotësimit në mënyrë të pasaktë të të dhënave të llogarisë bankare (emër banke dhe/ose IBAN), që afati për korrigjim të të dhënave të llogarisë bankare shtyhet deri në datën 25 Shtator 2020”, thuhet në njoftimin e tatimeve.

Janë 1803 punonjës që ende nuk kanë marrë pagën prej 40 mijë lekësh, dhe 522 punonjës që ende nuk kanë përfituar 3 pagat nga 26 mijë lekë. Drejtoria e Tatimeve për ditë me radhë iu ka bërë thirrje përfituesve që të rregullonin llogaritë, nëpërmjet formularit që u publikua në faqen zyrtare të saj. Ndërkohë deri më 21 gusht pagën e luftës prej 26 mijë lekë e përfituan 130,556 persona, ndërsa pagën prej 40 mijë lekësh e morën 172,473 qytetarë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?