23 vota të opozitës i bashkohen ndryshimeve të Kodit, Rama: As janë blerë dhe as janë tradhtarë (VIDEO)

5 Tetor 2020, 14:17| Përditesimi: 5 Tetor 2020, 15:13

  • Share

Pas votimit të Kodi Zgjedhor, kryeministri Rama tha jashtë ambienteve të Kuvendit se ata opozitarë nuk janë as tradhtarë dhe as janë blerë nga PS siç akuzojnë kolegët e tyre në opozitë. Rama tha se të gjitha palët u përfshinë në proces, por që nuk priste që të gjithë ta votonin.

"O janë blerë o janë tradhtarë, kanë opinionin e tyre të ndryshëm nga i disa të tjerëve. Nuk janë kështu. BE nuk ka kërkua një reformë zgjedhore konsensuale, por gjithëpërfshirëse dhe kjo është reforma më gjithëpërfshirëse. Nuk kujtoj asnjë rast kur PD ose PS nuk ka qenë në parlament. Konsensusin për votën e përcakton Kushtetuta, jo lumturia e Lulit apo depresioni i Ilirit, nëse janë 84 vota kalon Kodi Zgjedhor, nëse janë 93 vota ndryshon Kushtetuta. Gjithëpërfshirja është që i ke përfshirë në proces, jo që të gjithë të votojnë. PD ka fituar komisionet siç i donte dhe do votojmë edhe ata që do PD-ja", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Miratohen me 97 vota ndryshimet në Kodin Zgjedhor! Rama konfirmon shumicën e cilësuar, ja opozitarët që votuan pro (EMRAT)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?