Pasquale Bifulco dhe Kadri Cjoci

2.3 tonë kokainë e sekuestruar në Peru! Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës! Ja kush janë 28-vjeçari shqiptar dhe biznesmeni italian që drejtonin bandën (EMRI)

5 Shtator 2022, 13:38| Përditesimi: 5 Shtator 2022, 14:03

  • Share

2.3 tonë kokainë e pastër është sekuestruar si rezultat i goditjes së një ndërkombëtar të trafikut të drogës në Peru, i cili drejtohej nga biznesmeni italian Pasquale Bifulco dhe shqiptari Kadri Cjoci. Po ashtu u arrestuan dhe 2 peruanë të tjerë.

Agjentët çmontuan rrjetin ndërkombëtar  të trafikantëve të drogës të cilët merreshin me prodhimin, ruajtjen dhe transportin e ngarkesave të mëdha të lëndëve narkotike me destinacion Italinë dhe Gjermaninë, ku sekuestrua një sasi prej 2.3 tonësh kokainë .

Si rezultat i operacionit u arrestuan biznesmeni italian Pasquale Bifulco 49-vjeç dhe një 28-vjeçar shqiptar i identifikuar si Kadri Cjoci.

U arrestuan dhe peruanët: Luis Alberto Narbasya Huayanay, 57-vjeç, të cilit iu sekuestruan 5 kilogramë 300 gram kokainë, dy automjete dhe pajisje komunikimi, si dhe Elmer Cárdenas Ramírez , 56-vjeç, të cilit iu konfiskuan një armë gjahu, dhe 2 armë zjarri të tjera.

Ngarkesat e drogës u nisën nga Alto Huallaga për në Lima dhe Tumbes në mënyrë që të transportoheshin me det nga porti i Callao në Evropë nën modalitetin "eksporti nga kompania në kompani".

Agjentët pasi mësuan se organizata kriminale po dërgonte një ngarkesë të konsiderueshme droge drejt Italisë dhe Hamburgut (Gjermani) vazhduan me çmontimin e rrjetit. 

Agjenët zbulojnë drogën në Peru

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koli: 05/09/2022 15:04

    Kapini kta plera ne burg te kalben te gjithe se fryhen si gjela.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?