23 kg kanabis në formë çokollate, arrestohet vlonjati...i sekuestrohen 2500 euro (VIDEO)

23 Prill 2020, 09:31| Përditesimi: 23 Prill 2020, 09:32

  • Share

VLORË- Një 44-vjeçar është arrestuar ditën e sotme me akuzën për prodhim dhe shitje lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë Avni Bitaj, e ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën 23 kg lëndë narkotike, e përpunuar në formë pluhuri dhe çokollate, një pajisje metalike që shërbente për përpunimin e lëndës narkotike, si dhe një sasi e konsiderueshme eurosh të përfituara nga aktiviteti kriminal, të cilat siç njofton policia janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Bëhet fjalë për një sasi prej 2500 eurosh, ku sipas uniformave blu janë përfituar nga pazaret e shitblerjes së lëndës narkotike. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?