Spitali Infektiv

222 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 5,709 raste aktive me COVID! 11 pacientë në gjendje të rëndë në spitale

9 Dhjetor 2021, 19:25| Përditesimi: 9 Dhjetor 2021, 19:33

  • Share

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 222 raste të reja me koronavirus nga 1,928 testime të kryera. Fatkeqësisht, 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetare nga Ballshi 40 vjeç dhe një qytetar nga Librazhdi 65 vjeç. Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të infektimeve dhe viktimave.

Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 142 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Aktualisht në të gjithe vendin janë 5,709 raste aktive me COVID, ndërsa 493 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,026 që nga fillimi i epidemisë. 

Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki;130 në Tiranë, 14 në Fier, 10 në Elbasan,  8 në Gjirokastër, Berat, 7 në Lushnje, Vlorë, 4 në Mirditë, 3 në Durrës, Mallakastër, Sarandë, Përmet, 2 në Lezhë, Kavajë, Selenicë, Tepelenë, 1 në Shkodër, Kukës, Kurbin, Kamëz, Rrogozhinë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, Gramsh.

Tirana vijon të kryesojë për numrin e infektimeve ndërsa pasohet nga Fieri, Elbasani, Gjirokastra dhe Berati.

Statistika (09 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore          222
Të shëruar në 24 orë       493
Të shtruar në spitale       142
Humbje jete në 24 orë     2
Testime ditore                 1,928 

Testime totale              1,413,555
Raste pozitive                202,863
Raste të shëruara          194,026
Raste Aktive                      5,709
Humbje jete                      3,128

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë           2,692
Fier                 628
Gjirokastër     537
Shkodër          441
Durrës             363
Berat               250
Elbasan           242
Vlorë                205
Lezhë               159
Korçë               105
Kukës               49
Dibër                38

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?