22 të paraburgosur në Elbasan i shkruajnë Berishës: Kemi probleme, kemi njoftuar edhe ambasadën amerikane! Ja 11 ankesat tona

24 Tetor 2022, 11:50| Përditesimi: 24 Tetor 2022, 14:15

  • Share

Një letër, e firmosur nga 22 të burgosur nga Paraburgimi i Elbasanit, i është dërguar Sali Berishës ku i ankohen për kushtet. Letra është bërë publike nga Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun e ‘Rithemelimit’, Jola Hysaj.

Ai është shprehur se në letër të burgosurit bëjnë me dije se ankesa i ka shkuar edhe Ambasadës Amerikane, asaj të Bashkimit Europian, dhe përfaqësive gjermane, angleze, franceze, italiane, Avokatit të Popullit dhe Komitetit të Helsinkit. 

Problematikat që ata nënvizojnë: 1. Ushqimi është bërrnut, racionet as për bebe nuk dalin; 2. Njerëzit flenë përtokë pa dyshekë se u japin vetëm miqve dyshekë, jastëkë, etj. Hallexhinjtë le të vdesin; 3. Nuk kemi kujdes mjekësor, kërkojmë për vizitë tek mjeku ose të na çojnë në spital mezi na çojnë, por në shumicën e rasteve nuk na çojnë, as nuk e çajnë kokën, në vend të qetësuesve na bëjnë ujë të distiluar;  4. Të paraburgosurve që punojnë nuk jua njohin ditët e punës, i mashtrojnë; 5. Liri veprimi nuk kemi fare, vetëm kati i tretë tek godia A ka liri dhe kati i dytë të godina B, ne jemi kati i dytë, godina A. Miqve të tyre drejtori dhe shefi i policisë ju ka lënë liri veprimi;  6. Zhurmat që na bëjnë kati i tretë janë të tmerrshme dhe ankohemi, por nuk merret asnjë masë. Burgun e kanë kthyer në privat; 7. Na hedhin ujë e plehra nga sipër; 8. Ilaçe nuk na japin; 9. Higjiena është ZERO; 10. Na keqtrajtojnë; 11. Na privojnë nga takimet me familjarët.

“Në ankesën e të burgosurve vihen re edhe shkelje të tjera, si për shembull fakti se Drejtori i institucionit, Arben Xhina është bashkëshortja e tij janë në konflikt interesi, sepse zonja është këshilltare e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, që do të thotë, theksohet në letër, se gruaja i bie të jetë shefja e burrit të vet.  Në letër ka ankesa edhe për shefin e policisë së Burgut, Shaban Kalemin, i cili thuhet se është kriminel i kohës së Enver Hoxhës sepse në kohën e diktaturës komuniste ka qenë me punë në kufi dhe ka ekzekutuar dikë që ka dashur të “arratisej” në atë kohë.  Sipas letrës, shefi i regjimi të burgut është Vladimir Skënderi “që do vetëm lekë dhe shumica e policëve në regjimin e brendshëm janë kushërinjtë dhe miqtë e tij”.  Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të bëjnë detyrën e tyre së pari, dhe së dyti, të hetohen të gjitha rastet e abuzimeve dhe korrupsonit që vërehen në letrën e të burgosurve. Kjo letër arrin edhe në kontekstin tragjik të vrasjes së të riut Lear Kurti, dhe nënvizon faktin se në shtetin e Edi Ramës të drejtat dhe dinjiteti i qytetarit, në liri apo në paraburgim, shihen si “lëndë me zgjedhje”. Ndërkohë, ato janë të drejta të patjetërsueshme, që njihen nga Konvenat e të drejtave dhe legjislacioni kombëtar dhe ndërkombëtar”, ka thënë në deklaratë Hysaj.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • UKU MOMLIT: 24/10/2022 12:17

    Keta 22 te burgosur jane anetare te partise se RITHEMELIMIT qe i drejtohen ketij MIKUT TE MADH TE EDVINRAMËS??? Cfare sëmundje të rëndë po kalon shoqëria shqiptare!!! Institucionet shteterore dhe agjencite ligjzbatuese shqiptare jane epiqendra te infeksionit social. Rrezik i madh edhe per perfaqesuesit e BE-s qe do mblidhen me 6 dhjetor ne kryeqytetin e Shqiperise-Tirane. Çna ka gjet s'eshte gje me ate qe do provojme seshpejti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?