Foto ilustruese

22 qytetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete në vend! Situata Covid-19 në 24 orët e fundit

9 Tetor 2022, 17:08| Përditesimi: 9 Tetor 2022, 17:14

  • Share

Janë kryer 348 testime në vend nga të cilat, 22 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit.

Nga testimet e kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto bashki:

10 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Lezhë, Lushnje, nga 1 qytetarë në Tropojë, Kurbin, Dibër, Tepelenë.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Janë 342 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë.

Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,417 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (9 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                22

Të shëruar në 24 orë             24

Të shtruar në spitale             6

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     348

Testime totale                   1,986,717

Raste pozitive                      331,348

Raste të shëruara                  327,417

Raste Aktive                             342

Humbje jete                              3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    213

Elbasan                   33

Fier                           21

Vlorë                         19

Gjirokastër                13

Shkodër                 11

Lezhë                        11

Durrës                     6

Dibër                           6

Korçë                         4

Berat                           3

Kukës                          2

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?