22 diplomatë rusë largohen nga Moldavia

14 Gusht 2023, 22:18| Përditesimi: 14 Gusht 2023, 22:26

  • Share

1692044283_sandu.jpg

Sipas zyrtarëve moldavë pas përkeqësimit të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Moldavisë, 22 diplomatë rus janë larguar nga kryeqyteti Kishinjev, Moldavi.

Zyrtarët moldavë deklaruan se reduktimi i stafit në Ambasadën e Rusisë nga 80 persona në 25, do të krijojë barazi me numrin e stafit që ka Ambasada e Moldavisë në Moskë.

Presidentja e Moldavisë, Maisa Sandu, ka dënuar pushtimin Rus, e cila kritikoi edhe Moskën e cila po tenton ta destabilizojë shtetin e saj. Mediat moldave kanë publikuar video ku shihen dy autobusë duke u larguar nga Ambasada ruse në drejtim të aeroportit.

Ministria e Jashtme e Moldavisë i ka kërkuar Rusisë prej muajit të kaluar që ta kufizojë prezencën e saj në ambasadën në Kishinjev, duke i përmendur shqetësimet për tentimet e dyshuara të Rusisë për ta destabilizuar Moldavinë, e cila kufizohet me Rumaninë dhe Ukrainën.

Një burim i agjencisë së lajmeve Reuters në aeroportin e Kishinjevit, deklaroi se stafi i ambasadës është nisur drejt qytetit rus Soçi për të vazhduar më pas në Moskë. Më shumë se 23 pjesëtarëve të stafit mbështetës dhe familjarëve u është kërkuar që të largohen bashkë me diplomatët.

Ministria e Jashtme e Rusisë deklaroi se ky hap “armiqësor” i Kishinjevit do të ketë pasoja në marrëdhëniet ruso-moldave. Kishinjevi e ka distancuar veten nga Moska, prej kur Sandu ka ardhur në pushtet, më 2020.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sulm rus në Odessa, 203 ndërtesa të dëmtuara dhe 3 të plagosur! Zelensky viziton trupat në rajonin e Donetskut


S.S//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?