21 janari, ish-kreu i SHISH, Klosi: Urdhrin për të qëlluar protestuesit e ka dhënë Berisha dhe jo Basha! Ishte përgatitur për dhunë, gardistët i siguroi se do t’i mbronte

21 Janar 2022, 13:00| Përditesimi: 21 Janar 2022, 13:12

  • Share

Sot shënohen 11 vite nga 21 janari ku mbetën të vrarë katër protestues të opozitës asokohe PS gjatë protestave para kryeministrisë kundër qeverisë së PD. Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi, i ftuar në emisionin 'Sot Live në Shqipëri', nën drejtimin e Andi Kapxhiut, tha se urdhrin për të qëlluar protestuesit e në ‘Bulevard’ në protestën e 21 janarit e ka dhënë Sali Berisha. Klosi tha se gardistët vetëm Sali Berisha mund t’i urdhëronte dhe t’i bindeshin, pasi e dinin se ai do t’u siguronte edhe mbrojtjen.

‘U gjujt me urdhër të Sali Berisha, jo nga Lulzim Basha, i cili ishte ministër i Brendshëm. Vetëm Berisha kishte atë tagër të jepte urdhër dhe ta dëgjonin. Pasi garda nëse, urdhri është i çuditshëm ato nuk e zbatojnë. Vetëm Berisha e kishte atë fuqi. E dinin ato gardistë se Sali Berisha mund ti mbronte edhe pse shkelën ligjin. Urdhri është dhënë kur ka pasur me pak rrezik dhe u qëllua nga kryeministria. Berisha në nxitim e sipër meqë po i ikte rast nga dora ka dhënë këtë urdhër për të qëlluar. Mesazhi i Berishës ishte që ai të tregonte se po komandonte. Berisha ishte i përgatitur që të ushtronte dhunë. Kam qenë aty dëshmitar okular. Asnjë nga protesta nuk u fut brenda gardhit të kryeministrisë, ku ishte nevoja për të gjuajtur.’- tha Klosi.

Klosi u shpreh se ende nuk është bërë drejtësi, pasi Sali Berisha bëri gjithçka për t’i fshehur të gjitha faktet e asaj proteste dhe është shumë e qartë ato që i fshijnë provat e ndjenin veten fajtorë.

‘Absolutisht nuk është bërë drejtësi, nuk u zbardh kush ka dhënë urdhrin, sepse gardistët nuk kishin pse të qëllonin pasi e dinë që nuk u lejohej që të qëllonin dhe atë e di çdo gardist, aty duhej vetëm një urdhër i fuqishëm që do të bënte edhe mbrojtjen e tyre më pas.  Berisha bëri gjithçka për t’i fshehur të gjitha faktet e asaj proteste, është shumë e qartë ato që i fshijnë provat e ndjenin veten fajtorë.’- u shpreh Klosi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?