21 Janari, Idajet Beqiri: Nga sot kallëzimi penal kundër Berishës e Bashës është në SPAK! Duhet ta hetojë deri në fund

12 Mars, 15:17| Përditesimi: 12 Mars, 16:00

  • Share

1710253525_idajetbeqiri.JPG

Idajet Beqiri 

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë avokati Idajet Beqiri deklaroi

“Thelbi i gjykimit sot ishte vendimi i drejtuesit të SPAK që nuk regjistroi kallëzimin penal kundër Sali Berishës, Lulzim Bashës e Ndrea Prendit me pretendimin se kompetente për shqyrtimin e kësaj cështje është prokuroria e Tiranës që e ka në dorë këtë procedim. Ne nuk u pajtuam me këtë vendim. E kundërshtuam në GJKKO, por kjo  dha të drejtë SPAK. E kundërshtuam në Apelin e GJKKO-së por kjo përsëri I dha të drejtë SPAK. Bëmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Ne thamë që kompentente për hetimin nuk është prokuroria e Tiranës sepse hetoi ato që kishte kompetencën e vet, gardistët e vet, por urdhëruesit e hierarkinë urdhërdhënëse nga ish kryeministri, ministri I brendshëm etj nuk e ka hetuar dhe nuk ka kompetencë ta bëjë. Gjykata e Lartë urdhëroi të regjistrohet kallëzimi penal, jo vetëm të bëhen hetime duke iu referuar dhe vendimit të gjykatës së Strasburgut. Për pasojë nga dita e sotme kallëzimi penal kundër Sali Berishës, Lulzim Bashës e Ndrea Prendit është në SPAK e do e hetojë deri në fund" tha Beqiri. ​​​​​​


Lajmi kryesor:

Dosja e '21 janarit' do të hetohet nga SPAK, Gjykata e Lartë urdhëron: Të regjistrojë procedimin penal për Berishën, Bashën e Prendin


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?