Avokati Romeo Kara i ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv u shpreh se duke qenë se gjykata e Strasburgut ka dalë në përfundimet se për vrasjet e 21 janarit kemi të bëjmë me një krim shtetëror, çështja do të merret në dorë nga prokurorët e SPAK.
Por sipas Karajt, duhet që të thirren si dëshmitarë, ish-kryeprokurorja Ina Rama dhe ish-presidenti Bamir Topi i cili ka bërë edhe shkrime lidhur me kujtimet e tij nga 21 janari 2011.
“Janë prishur provat, nga 500 gëzhoja janë gjetur shumë pak plumba. Ja vlen të thirret dëshmitar në këtë çështje edhe ish-kryeprokurorja por edhe ish-presidenti Bamir Topi i cili ndalon gjatë në këtë ngjarje në kujtimet që ka shkruajtur. Nuk janë bërë ndalimet e punonjësve të gardës me pretekstin se më 28 janar do bëhej edhe një protestë tjetër e dhunshme”- u shpreh Kara mes të tjerash.
Lajmi kryesor:
Vrasjet e 21 janarit, Meçe: U vu në zbatim plani B i Berishës! Përgatiti skenarin që turma të provokohej dhe urdhëroi krimin shtetëror
B.V//ReportTv.al