'20-vjetori i rezolutës për gratë në OKB', Xhaçka: Përfaqësimi gjithnjë e më i lartë i grave në sektorin e mbrojtjes një vlerë të shtuar

23 Maj 2020, 12:06| Përditesimi: 23 Maj 2020, 12:08

  • Share

Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka në 20-vjetorin e rezolutës së OKB-së për 'Gratë, paqen dhe sigurinë' thekson se përfaqësimi gjithnjë e më i lartë i grave në sektorin e mbrojtjes përbën një vlerë të shtuar për vendin.

Sipas Xhaçkës duhet më shumë vullnet politik për gratë në këtë aspekt, ndërkohë që bën të dituata statistikat e punësimit të grave në Ministrinë e Mbrojtjes.

"2020-ta shënon 20-vjetorin e rezolutës 1325 të OKB-së: Gratë, paqja dhe siguria.
Në takimin e posaçëm të OSBE, kryesimin e së cilës aktualisht e ka vendi ynë theksova se përfaqësimi gjithnjë e më i lartë i grave në sektorin e mbrojtjes përbën një vlerë të shtuar, në axhendën e të drejtave të grave e vajzave në shoqërinë shqiptare në tërësi.

Edhe më shumë vullnet politik duhet për zbatimin e plotë të rezolutës, ndërsa shifrat tona të përfaqësimit të grave e vajzave në fushën e mbrojtjes flasin më së miri për investimin e duhur për të drejtat e grave e vajzave në vendin tonë.

· 18.6% e punonjësve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcat e Armatosura janë gra e vajza.
· 14% e efektivëve të Forcave të Armatosura janë gra e vajza.
· 33% e rekrutimeve për kandidatë për oficerë të rinj në fund të vitit 2019 janë gra e vajza.
· 10% e pozicioneve drejtuese në radhët e ushtarakëve dhe 22% në radhët e civilëve mbahen nga zonja,"-shkruan Xhaçka në 'facebook'.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?