Kronikë

20-vjeçari i pavaksinuar, më i riu i shtruar në Infektiv! Rriten shtrimet në spital, COVID 3 drejt hapjes, kryhen përgatitjet e fundit

3 Shtator 2021, 15:33| Përditesimi: 3 Shtator 2021, 16:20

  • Share

TIRANË-Vala e re e pandemisë që ka përfshirë vendin tonë po rrit gjithnjë e më shumë infektimet me COVID, ku mbizotërues është varianti Delta.

Me rritjen e shtrimeve në spitalin Infektiv me pacientë të infektuar me COVID-19 janë rikthyer dhe familjarët e pacientëve të cilët sjellin sende personale apo dhe ushqime për ta.

Mosha më e re e shtruar në Infektiv është një djalë 20-vjeçar i pavaksinuar.

Ke keni të shtruar në spital?

Çunin, 20 vjeç.

Ishte i vaksinuar?

Jo.

Çfarë problematikash shfaqi?

Ai pak dhimbje fyti, ka infeksion grykët. Doli me gur në tëmth dhe ftohje në mushkëri. U bë një javë i shtruar. Ka përmirësim, mund të dali edhe sot.

Mes të tjerë pacientëve ka dhe nga ata që janë vaksinuar me të paktën një dozë.

-Kam të shtruar nënën, 74 vjeçe. Është e vaksinuar, dozën e parë e ka marr, Pfizer. U rëndua, ne i morëm një aparat oksigjeni, e mbajtën 10 ditë në shtëpi. Por asaj i ranë parametrat nën 90. U detyruam morëm 127, e çuan në Vlorë, i bën ekzaminimet dhe e nisën direkt në Tiranë tek spitali COVID. Gjendja vazhdon hyn tek pacientët e rënduar, merr 15 litra oksigjen në ditë.

-Kemi shtruar babain, 77 vjeç.

A ishte i vaksinuar?

“Jo.  Ka probleme me mëlçinë, është më mirë thotë doktori, për mrekulli. Falenderoj doktorët që është më mirë”

Përgatitjet e fundit po kryhen në spitalin COVID 3 dhe është çështje ditësh që kjo strukturë të jetë gati për të pritur pacientët e parë me COVID-19. Me rritjen e numrit të të shtruarve në spitalin Infektiv pacientët që janë drejt përmirësimit do të zhvendosen drejt spitalit COVID 3 në QSUT.

Spitali COVID 3 do të jetë struktura e dytë e dedikuar për pacientë të infektuar që do të rihapet në kuadër të përballimit të pandemisë. Në total spitali Infektiv ka kapacitet për 120 shtretër dhe momentalisht ndodhen të shtruar 103 pacientë. Në të gjithë vendin janë 10,915 qytetarë aktivë me COVID-19.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?