Bashkimi i PD, Mediu për Report Tv: Opozita jo pre e provokimeve të Ramës, më shumë se 1 kandidat i shërben atij! Dreka e Mziut na bëri bashkë

4 Janar 2023, 17:49| Përditesimi: 4 Janar 2023, 18:42

  • Share

Opozita duhet të kuptojë se nuk mund ‘të bjerë pre e provokimeve të Ramës’, me palë që i pëlqen ose jo, por të bashkohet në zgjedhje lokale për të fituar në interes të vendit.

Qëndrimi është mbajtur nga kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një intervistë dhënë për gazetarin Arbër Hitaj në ‘Studio Live’ në Report Tv. Ai tha se dreka e para ndërrimit të viteve e thirrur nga deputeti Xhelal Mziu ishte një mundësi për të folur për bashkimin.

”Unë kam qenë i ftuar dhe kam marrë pjesë në atë drekë. Dhe kam bëmë  se kur mblidhen dhe diskutohet në një raport më njerëzor ka shumë gjëra të përbashkëta të cilat ne mund t’i vëmë në lëvizje. Pastaj nëse mbetemi strikt në gjykime dhe interpretimet tona padyshim që krijojmë ndarje. Ishte një drekë shumë e mirë dhe dua ta falënderoj z. Mziu që i solli të gjithë bashkë. Nuk kishte asnjë prapaskenë dhe asnjë qëllim. Këto interpretimet janë të padobishme. Dominoi një frymë mirëkuptimi mes miqsh që edhe pse mund të kenë mendime të ndryshme mund të mblidhen, të urojnë njëri-tjetrin dhe të shikojnë mundësi për t’u bashkuar dhe për të ecur së bashku”, tha Mediu.

Sipas tij “ka shumë njerëz që të përpiqen të portretizojnë qoftë Berishën dhe qoftë të tjerë si problemi por jemi kthyer të gjithë në problem. Nuk shikojmë për interesat e opozitarëve për interesat e kombit tonë dhe shtetit.  Çdo lloj ndarje i shërben këtij regjimi që është e lidhur me krimin e korrupsionin dhe po shkatërron perspektivën evropiane të vendit”.

Kreu i Partisë Republikane,  deputeti Mediu tha se opozita duhet të ketë me patjetër një kandidat përballë mazhorancës dhe ccdo kandidat tjetër që del plus i shërben vetëm Ramës.

“PD e drejtuar nga z. Berisha duket sikur është gati. Ne do të vazhdojmë shqyrtimin e kandidaturave. E rëndësishme të gjendjet një kandidat që të fitojë zgjedhjet. Çdo kandidat që del tjetër për interesa nga më të ndryshmet as më shumë e as më pak i shërben interesave të Edi Ramës.  Mendoj që është e rëndësishme po ashtu që partitë politike opozitare të përcaktojnë qartë lista këshilltarësh që nuk janë militantë partie por të përfaqësojnë më shumë se partitë, sepse edhe këshillat janë shumë të rëndësishme. Kandidati duhet të një dhe i përbashkët. Lista e këshilltarëve duhet të jetë hapur, pra kush ka më shumë vota të fitojë. Kjo duhet të vendoset standard nga opozita, do apo s’do Partia Socialiste. Kush merr më shumë vota të zgjidhet”, tha Fatmir Mediu.

Në intervistën për Report Tv, Mediu u shpreh se ccdo parti do të dalë me listën e saj në zgjedhjet lokale sa i përket këshilltarëve bashkiakë, ndërkohë që nënvizoi se opozita duhet të vendosë standardin që kush merr më shumë vota të zgjidhet.

“Ne kemi rënë dakord që do të jemi me listat tona për këshilltarë bashkiakë. Ndryshimi anti kushtetues që Rama i ka bërë kodit zgjedhor duhet të ishim marrë  më shumë dhe ky ishte gabim. Ligji thotë se cilido subjekt politik duhet të dalë më vete. Rama e ka prishur mundësinë që të kishte koalicione. Ne duhet të dalim me lista më vetë dhe jo me një listë të përbashkët”, vijoi ai.

Sa i përket objektivit të opozitës për 14 majin, Fatmir Mediu tha se “çdo lloj ecje para e opozitës kundrejt asaj opozitës idioteske dhe diletante që la pushtetin lokal do të ishte një arritje”.

“Bashkitë si Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Korçë, Fier etj janë bashki që janë shumë të rëndësishme për opozitën.  Duhet që opozita të gjejë rrugën e bashkëpunimit në çdo qendër votimi për t’i bërë ballë Është e papranueshme që disa individë mendojnë se kanë monopolin e opozitës. Askush nuk e ka këtë.  Ne nuk mund të biem pre e lojës së mazhorancës, që e ka ndarë në opozitë që e ka qejf dhe krijon raporte dhe në opozitë që nuk e pëlqen dhe nuk e përfill. Ndaj ne do të duhet ta zgjidhim mes veti këtë problem. Kjo vlen edhe për debatin mbi Avokatin e Popullit”, tha Mediu.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, foli edhe për tensionet Kosovë-Serbi pas barrikadave në Veri. Sipas tij qëndrimi i institucioneve shqiptare ka qenë i papranueshëm. 

Ora 18:38
Kosova dhe tensionet me Serbinë, Mediu: Qëndrimi i institucioneve shqiptare i papranueshëm! Të ridimensionehet roli i Këshillit të Sigurisë Kombëtare

 

Në intervistën për ‘Studio Live’ në Report Tv, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, foli edhe për tensionet Kosovë-Serbi pas barrikadave në Veri. Sipas tij qëndrimi i institucioneve shqiptare ka qenë i papranueshëm. 

“Qëndrimi i shtetit shqiptar është absurd. Lidershipi shqiptar duhet të kuptojë që pozicionet që kanë në krye të shtetit, në krye të ekzekutivit apo diku tjetër, nuk janë pozicione individuale por kushtetuese. Dhe Kushtetuta e ka përcaktuar qartë si primar interesin kombëtar. Kushtetuta ka përcaktuar se për çështje të sigurisë kombëtare pa dyshim që duhet thirrur Këshilli i Sigurisë Kombëtare. Unë e kuptoj skepticizmin për këtë institucion pasi është zhvlerësuar së fundmi dhe ne duhet të mendojmë seriozisht për të pasur një strukturë e cila duhet patjetër të gjykojë çështjet e sigurisë, të thithë informacionin e plotë, ta kthejë atë në politika dhe vendimmarrje. Ne nuk kemi vendimmarrje institucionale por individuale dhe ecim me qëndrime të cilat janë të papranueshme. Qëndrimi i qeverisë shqiptare se atje në Veriun e Serbisë ishin disa kriminelë serbë që bllokuan rrugët dhe duhet zgjidhur me dialog është një qëndrim absurd pa kuptim. Vuçiç dilte 3 herë në ditë duke e parë si një çështje politike, të ndërtuar dhe organizuar nga Beogradi. Është e papranueshme gjithashtu që ne nuk e shtrojmë çështjen në NATO. Për të bërë fotografi jemi anëtarë të NATO-s”, tha Mediu.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 05/01/2023 01:49

    F.Mediu,qingji qe ishte mesuar te pinte ne dy nena (Basha e Berisha),po jep shenja distresi sepse po e kupton qe kur e pret mollen ne dy gjysma se bashkon me dot.

    Përgjigju
  • Gripi: 04/01/2023 21:35

    Kete vetem Eli Fara e voton askush tjeter. Ku eshte SPAKU per Gerdecin? Per pronat e falsifikuara ne Vlore? Si mund te jete ende i lire dhe te gezoje pasurine marramendese te vjedhur? Kraja, Dumani dhe Turpi i Drejtesise jane nje.

    Përgjigju
  • KARAMAFMUT FATMIR Çafaj: 04/01/2023 18:10

    O çfar katastrofe FATMIR Mediu duart me xhak e ky kriminel vazhdon në politik në një koh që ky prej vitesh duhet të ishte në burg. Po ky është Albanistani Evropës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?