2022 po mbaron, PD-ja e vërtetë akoma s’është gjetur

21 Dhjetor 2022, 20:42| Përditesimi: 21 Dhjetor 2022, 20:44

  • Share

Pavarësisht faktit se vitit 2022 po i vjen fundit dhe seanca e fundit parlamentare po zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë, përkatësia në Partinë Demokratike është ende e paqartë dhe minutat e para të punimeve parlamentare, vijojnë të jenë me tematikë të njëjtë: E kujt është PD-ja?

Kështu nisi gjithçka, me një fjalë të deputetit demokrat, Flamur Noka, i cili kërkoi të dinte se pse emri i tij, është i lënë jashtë listës së deputetëve demokratë, në fjalët përkatëse.

Kësaj gjëje, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, iu përgjigjur së pari duke i përmendur rregulloren, e më pas duke thënë se Noka, nuk i përket më Grupit Parlamentar të PD-së, pasi vetë këta të fundit, e kanë nxjerrë jashtë liste atë.

Grupin e PD-së, pavarësisht të gjithë ndryshimeve të ndodhura në muajt e fundit brenda forcës së djathtë politike, e mban ende Enkelejd Alibeaj, kur në Gjykatën e Tiranës, çështja për “vulën”, nuk ka marrë përgjigje konkrete, pasi në mënyrë fillestare u njohën ndryshimet statutore nga kuvendi i Sali Berishës, mbajtur më 11 dhjetor 2021.

Pra, një vit më pas, ende nuk është e qartë – pavarësisht se Berisha është kreu – se kujt PD-ja i përket. Përkundër kësaj, duke marrë parasysh rolin që ka, kundërshti me gjënë pati edhe vetë Alibeaj. Nëpër dhëmbë madje, Alibeaj edhe replikoi direkt me Nokën, duke e fyer atë.

Por, kryetarja e Kuvendit, siç e ka përkufizuar disa herë në seancat e këtij viti, e ka ravijëzuar sërish faktin. Përkatësia në grupe parlamentare, i përkon grupeve parlamentare dhe gjithçka ajo bën me minutazhin apo listat e deputetëve, e bën në përputhje me çfarë bisedohet në Konferencën e Kryetarëve dhe me propozimet e sjella nga grupet parlamentare.

Edhe në 2023-shin, PD-ja e vërtetë ende nuk do të jetë gjetur dhe çështja, do të vijojë, si së brendshmi, edhe së jashtmi.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?