2022 nis me pesimizëm, bie me 1.7% besimi në ekonomi! Konsumatorët stepen nga çmimet, ulin blerjet

7 Shkurt 2022, 19:17| Përditesimi: 7 Shkurt 2022, 19:23

  • Share

Viti 2022 ka nisur me rënie të besimit në ekonomi si nga bizneset ashtu edhe nga konsumatorët. Treguesi i ndjesisë ekonomike sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë ra me 1.7% në muajin janar në krahasim me fundin e 2021. Në dy muajit e fundit të vitit të kaluar besimi në ekonomi pësoi përmirësim pas situatës së vështirë të shkaktuar prej pandemisë.

Shkak për këtë rënie sipas vrojtimit është bërë përkeqësimi i besimit në sektorin e industrisë, në shërbime dhe tek konsumatori. Sa i takon konsumatorëve ka dhënë ndikim të menjëhershëm rritja e inflacionit si pasojë e shtrenjtimit të ushqimeve.

Besimi i konsumatorëve është ulur me 0.7% në muajin janar. Me 4.2% është përkeqësuar besimi i konsumatorëve për çmimet në të ardhmen, duke reflektuar menjëherë rritjen e çmimeve dhe të inflacionit që kulmoi në muajit dhjetor 2021 dhe janar 2022, e që pritet të jetë prezente gjatë gjithë vitit.

Industria ka tkurrur besimin me 3.8%, si pasojë e rënies së prodhimit dhe mungesës së kontratave, sa i takon pritshmërive për punësimin dhe çmimet në të ardhmen ato janë pozitive.

Ndërsa sa i takon sektorit të shërbimeve ka rënie të besimit me 4.2%, e ndikuar më së shumti nga ecuria jo e mirë e biznesit, kërkesa e ulët për shërbime, si edhe problemet me punësimin.

Nga ana tjetër si pasojë e rritjes së aktivitetit, përmirësimit është rritur besimi në sektorin e ndërtimit me 3.1 dhe në tregti me rritje 3.4%.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?