2020 mbyllet pa Gjykatë të Lartë, KLGJ për Report Tv: Nuk varet vetëm nga ne, procesi kompleks, ja çfarë kemi bërë

20 Dhjetor 2020, 11:22| Përditesimi: 20 Dhjetor 2020, 11:29

  • Share

Viti 2020 do të mbyllet pa plotësimin e Gjykatës së Lartë. Në përgjigje të interesit të Report Tv se çfarë ndodh me 16 vakancat në Gjykatën e Lartë, KLGj thotë se deri më tani janë kualifikuar pët të vazhduar garën vetëm Dariel Sina nga radhët e jursitëve dhe gjyqtarja Saida Dollani.

Sipas KLGj Sina është kualifikuar me vendim 13 nëntor 2020 dhe ndodhet në fazën e vlersimit dhe pikëzimit. Ndërsa Saida Dollani e cila kandidon për 3 pozicione të fushës penale dhe prej datës 10 dhjetor ajo është në fazën e verifikimit të kritereve ligjore.

Tek vakancat nga radhët e juristëve KLGJ shprehet se nga 23 kandidat kanë mbetur në garë vetëm 4 prej tyre pasi 19 të tjerë janë tërhequr ose janë skualifikuar.

23 kandidatë në garë për vakancat nga radhët e gjyqtarëve ende s'kanë marrë dritën jeshile për të vazhduar në fazën e dytë pasi 6 kolegë të tyre ende s'kanë marrë certifikimin e formës së prerë nga vetting, kusht për tu bërë gjyqtarë i lartë.

Qeverisja e gjyqësorit sqaron se 2 kandidatë janë tërhequr nga gara, 15 kandidatë janë kualifikuar me vendim të formës së prerë të vettingut, 1 gjyqtar është në pritje të daljes në vetting, 4 janë në proces rivlersimi.

Edhe 5 muaj pas pyetjes së kreut të Kuvendit se kur nisin emërimet në Gjykatën e Lartë, KLGJ sërish se ka një afat.

Të njëjtën pyetje bëri edhe Report Tv nëse ka një afat për plotësimin e 16 vakancave, por KLGJ thotë se do të bëjë maksimumin por s'mund të japë një afat pasi është proces kompleks me përfshirjen e shumë institucioneve.

Gjykata e Lartë përbëhet nga 19 gjyqtarë ku aktualisht ka 3 gjyqtarë dhe duhet të shtohen edhe 16 e më pas tre prej tyre të kalojnë në Gjylatën Kushtetuese.

( Kliko këtu) Përgjigja e KLGJ për Report TV lidhur me Gjykatën e Lartë

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?