2019 vit 'i errët' për prodhimin e energjisë elektrike, INSTAT: Ra me 39,1 %

5 Mars 2020, 17:57| Përditesimi: 5 Mars 2020, 18:09

  • Share

Viti 2019 mund të konsiderohet si një nga periudhat me prodhimtari të energjisë elektrike më të ulët të 5 viteve të fundit. 

Referuar të dhënave të INSTAT në vitin e kaluar prodhimi i energjisë elektrike ka rënë me 39,1 % krahasuar me 2018. 

Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në 2019 arriti në vlerën e 5.2 miliardë kilovatorëve, nga 8.55 miliardë të prodhuar në vitin 2018. 

Sipas të dhënave zyrtare, në prodhimin e energjisë kontributin më të madh pozitiv e kanë dhënë hidrocentralet publike (Koman, Vau i Dejës dhe Fierzë) me prodhim në masën e 57,2 % të totalit, ndërkohë që hidrocentralet private apo koncesionare prodhuan 42,3 %.

Nga të dhënat vihet re edhe niveli minimal i prodhimit energjetik nga burimet e tjera të rinovueshme (diellore, nga era, biomasa, etj) pasi është në masën e 0,5 % të prodhimit neto.

Përqendrimi i energjisë elektrike tek kushtet hidrike ka dhënë edhe një goditje të ndjeshme në financave të shtetit për vitin e kaluar, ku ky sektor pati impaktin më të madh negativ, përgjatë 2019. 

Nga ana tjetër ky përkeqësim në prodhimin e energjisë ka ndikuar drejtpërsëdrejti në rritjen e importeve bruto me 1.8 herë në 2019 dhe uljen e eksporteve bruto me 3,5 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?