2018,qeveria rrit sërish pagat për
mësuesit, mjekët dhe infermierët

3 Nëntor 2017, 16:34| Përditesimi:

  • Share
Qeveria parashikon rritjen e pagave për punonjësit e arsimit dhe shëndetësisë vitin e ardhshëm. Lajmi u dha nga kreu i Financave, Arben Ahmetaj, teksa u pyet në Komisionin e Ekonomisë nga deputeti i LSI-së  Edmond Haxhinasto nëse kjo rritje do të tejkalojë vlerën e inflacionit.

“Të ardhurat për frymë rriten nëpërmjet rritjes ekonomike. Rishpërndarja është një nga elementet që individët mund të përfitojnë. Rritje sektoriale për arsimin dhe për shëndetësinë”, tha Ahmetaj. 

Partia Demokratike braktisi sërish diskutimet për buxhetin 2018, duke kërkuar që socialistët të reflektojnë ndaj Sajmir Tahirit dhe të mos e mbrojnë më. Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Brace u përgjigj se prokuroria është e lirë për cdo hetim të mundshëm.

Ndryshe nga PS, LSI qëndroi në komision dhe vijoi opozitën brenda sallës për buxhetin dhe çështje të tjera. Përparim Spahiu përmendi këtë shkresë të Petrit Vasilit, të muajit prill mbi rriskun financiar nga gjyqet në Arbitrazh.

Spahiu: Nuk di asnjë çështje, ka shqetësim nga ministri, ish-ministri i Drejtësisë, ka shqetësim dhe nga mediat e tjera. Nëse ju nuk i lexoni, ka shqiptarë tjerë që i lexojnë dhe ju nuk i sqaroni, sepse 2 miliardë euro është e frikshme. Pra nuk do dimë ku të futemi dhe ne, është shumë dhe është shqetësuese. Nuk e di pse thoni që nuk është shqetësues. Për mua është 2 miliardë euro të humbasin në arbitrazh.

Braçe: Unë nuk kam shqetësim për sa kohë ti nuk thua çështjen. Nëse ti i referohesh një ish-ministër Drejtësie, më referoni çështjen, më thoni që çështja e ngritur nga ish-ministri është kjo, urdhëro thuaje.

Komisioni i Ekonomisë do të vijojë për dy javë diskutime intensive për buxhetin, ku miratimi i tij në parim është në 15 nëntor. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?