Fluks në urgjencën e Elbasanit, 200 raste paraqiten në 24 orë (VIDEO)

14 Shkurt 2020, 16:44| Përditesimi: 14 Shkurt 2020, 16:54

  • Share

Rreth 200 qytetarë paraqiten çdo ditë në urgjencën e spitalit rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore ku pjesa me e madhe e tyre kanë probleme për shkak të virozave të stinës. Shefi i Shërbimit të urgjencës Elbasan, Ergys Miçi bën thirrje që fillimisht qytetarët të paraqiten të mjeku i familjes fillimisht në mënyrë që të shmanget dhe fluksi në urgjencë, vetëm në rastet kur temperatura është shumë e lartë atëherë t'i drejtohen një mjeku specialist. Mjeku ndër të tjera thotë që kujdes të veçantë duhet të kenë të sëmurët kronikë.

"Javët e fundit ka pasur raste më të shpeshta me grip por ajo që është më e rëndësishme është që familjarët fillimisht të paraqiten te mjeku i familjes. Më pas nëse keni një temperaturë që është shumë e larte atëherë të paraqiten te mjeku specialist në urgjenca. Kujdes për të sëmurët kronikë pasi gjendja e tyre mund të përkeqësohet sa mund t'i shkaktojë edhe vdekjen", tha Mici.

Ndryshimet e temperaturave dhe uljet e ndjeshme të tyre, kanë sjellë shtimin e numrit të personave të prekur nga gripi dhe virozat. Mjekët këshillojnë që të tregohet kujdes, të konsumojmë sa më shumë lëngje dhe të shmangen ambientet e populluara.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?