200 qytetarë shqiptarë të bllokuar në Gjermani, nisen drejt Tiranës

18 Mars 2020, 14:53| Përditesimi: 18 Mars 2020, 15:11

  • Share

TIRANË- 200 shqiptarë që kishin mbetur në Gjermani për shkak të koronavirusit, do të kthehen në Shqipëri. Një lajm i tillë është konfirmuar nga Ministria e Jashtme.

Këta shqiptar do të duhet të ishin nisur ditën e sotme në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, por për motive ende të paqarta nuk janë lejuar. Megjithatë, siç njofton ministria, çështja është zgjidhur dhe avioni me 200 pasagjerët shqiptarë është nisur nga Memmingen drejt Tiranës.

"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, informon lidhur me çështjen e dyqind (200) pasagjerëve shqiptarë të cilët janë bllokuar sot në aeroport, në Gjermani.  Qytetarët shqiptarë do të duhet të fluturonin sot në orën shtatë (7) të mëngjesit me linjën ajrore Ëizzair, por pa asnjë shpjegim të qartë asnjë prej tyre nuk është lejuar të niset drejt Tiranës. MEPJ bën me dije se pas interesimit të filluar nga Përfaqësitë tona në Mynih, në Berlin dhe në koordinim me Ambasadën në Budapest, Aviacionin Civil dhe me Task Forcën në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u bë e mundur zhbllokimi i situatës. Përfaqësues të Konsullatës Shqiptare në Mynih, kanë qëndruar në ambientet e aeroportit deri në momentin që avioni me 200 pasagjerët shqiptarë është nisur nga Memmingen drejt Tiranës", njofton Ministria e Jashtme. 

Postimi i plotë i Ministrisë së Jashtme

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?