Vaksina

Bota

200 milionë vaksina anti-COVID gjatë prillit, ‘Johnson & Johnson’ furnizon BE

30 Mars 2021, 09:19| Përditesimi: 30 Mars 2021, 09:24

  • Share

Kompania farmaceutike “Johnson and Johnson” do të furnizojë Bashkimin Evropian me 200 milionë doza vaksinash në gjysmën e dytë të prillit.

27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë nënshkruan një kontratë me “J&J” për 200 milionë vaksina.

Agjencia Evropiane e Barnave i ka dhënë “dritën jeshile” “J&J” gjatë marsit, duke u bërë kështu vaksina e 4 e aprovuar për përdorim në Bashkimin Evropian, pas Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca.

Vaksina amerikane përveç benefiteve qe ofron lidhur me lehtësimin e transportit dhe të ruajtjes, ajo merret edhe vetëm përmes një doze gjë që përshpejton procesin.

Pavarësisht problemeve me furnizimin e vaksinave në Bashkimin Evropian situata është drejt normalizimit.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?