Foto ilustruese

200 mijë pula të ngordhura, Ministria e Bujqësisë: 2 ferma janë vendosur në karantinë! Sëmundja e ‘Laringotrakeitit infektiv’ nuk transmetohet tek njerëzit

17 Mars 2022, 11:14| Përditesimi: 17 Mars 2022, 13:11

  • Share

Dy ferma të rritjes së shpendëve në Durrës, të cilëve u kanë ngordhur 200 mijë pula, janë vendosur në karantinë. Ngrodhja e pula ka ardhur si pasojë e sëmundjes së 'Laringotrakeitit' që nuk  transmetohet tek njerëzit dhe se prek kryesisht shpendët.

"Laringotrakeiti infektiv nuk është një sëmundje zoonotike dhe nuk transmetohet te njerëzit dhe as nëpërmjet produkteve ushqimore nga shpendët, për pasojë nuk përbën rrezik për shëndetin publik" sqaron Ministria e Bujqësisë.

Aktualsiht në dy fermat po bëhet gjurmimi, marrja e analizave dhe dërgimin e tyre në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, ndërsa fermat do të qëndrojnë në karantinë deri në daljen e rezultateve laboratorike.

Ministria e Bujqësisë sqaron se "deri më tani nuk ka asnjë rast ku të jetë shfaqur influence aviare (gripi i shpendëve)."

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vsuei: 21/03/2022 00:16

    Jepini ca nga keto pulat Rames dhe Berishes, pastaj flisni nese transmetohet tek njerezit apo jo. Cfare them une, ramchari dhe berishteri e kane kete virus qe me kohe.

    Përgjigju
  • Bsndk: 17/03/2022 14:01

    A mendoni se mund ta gjejne reugen ne tregun kombetar keto pulat e ngordhura? Them se duhet t’ja sherbejme Ramcharit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?