Rona Nishliu, Eugent Bushpepa, Anjeza Shahini gjate Eursong

20 vjet Shqipëria në Eurovizion! Nga Nishliu te Bushpepa, cilat ishin performancat më të votuara! Dhe “Zjarr e ftohtë” e Luiz Ejllit, 8 këngët që nuk prekën finalen

15 Maj 2023, 14:35| Përditesimi: 15 Maj 2023, 14:41

  • Share

Prej prezantimit me “The image of You” nga Anjeza Shahini, janë 20 këngët që kanë përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion. Vendi i pestë mbetet padyshim, renditja më e lartë me këngën “Suus” të Rona Nishliut në vitin 2012, ndonëse pikët më të larta janë arritur me performancën e Eugent Bushpepës me “Mall” (184 pikë), në 2018-ën.

Janë 8 këngët që nuk u kualifikuan në këto dy dekada në finale, përjashtuar “Fall from skt” të Arilena Arës, pasi Festivali u anulua për shkak të pandemisë së Covid-19. Njëra prej tyre është edhe “Zjarr e Ftohtë” e Luiz Ejllit në 2006-ën.

7 këngët e tjera që nuk mund të shkonin në finale janë: “Hear my plea” (Aida dhe Frederik Ndoci, 2007); “Feel the pasion” (Aurela Gaçe, 2011); “Identitet” (Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko); “One night’s anger” (Hersi Matmuja, 2014); “Fairytale” (Endeda Tarifa, 2016); “Ëorld” (Lindita, 2017); “Sekret” (Ronela Hajati, 2022).

Performancat më të mira të vendit tonë në Eurosong janë:

1.     Rona Nishliu në vitin 2012 me “Suus”, renditet e 5-ta me 146 pikë.

2.     Anjeza Shahini në vitin 2004 me “Image of you”, renditet e 7-ta me 106 pikë

3.     Eugent Bushpepa në vitin 2018 me “Mall”, renditet i 11-ti me 184 pikë

Kënga përfaqësuese e Shqipërisë në këtë ngjarje muzikore përzgjidhet nga Festivali i përvitshëm i Këngës në RTSH.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?