20 vite ‘Tifozët kuq e zi’, lojtari i 12 i kombëtares! Sot festë në Tiranë

23 Dhjetor 2023, 12:24| Përditesimi: 23 Dhjetor 2023, 12:29

  • Share

Grupimi më i madh i tifozëve të kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi” feston 20-vjetorin e themelimit, 2 dekada si lojtari i 12-të i Kombëtares.  Në një postim tifozët i ka uruar edhe Presidenti i FShF, Armando Duka. Kreu i FSHF-së i ka uruar tifozëve edhe 100 vite të tjera në këtë mision siç e quan ai, kaq të bukur dhe kaq të pazëvendësueshëm.

“Janë kthyer në një simbol e mbështetje e madhe për Kombëtaren, duke u bërë një pjesë e pandashme e saj dhe e pazëvendësueshme e saj. Na kanë bërë krenarë çdo herë dhe në çdo ndeshje, duke qenë një burim force për ekipin, por edhe për të gjithë të tjerët”, shkruan Duka.

Më 25 dhjetor 2003, një grup djemsh dhe vajzat nga të gjitha trojet shqiptare, por edhe me shqiptarë nga diaspora, themeluan tifogrupin e pagëzuar me emrin "Tifozat Kuq e Zi". Para publikut të gjerë Tifozat Kuq e Zi për herë të parë u prezantuan më 2 shkurt 2004.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?