20 minuta breshër në Himarë shkaktojnë dëme në agrume

3 Janar 2021, 13:30| Përditesimi: 3 Janar 2021, 15:58

  • Share

Bashkia Himarë ditën e sotme është zgjuar me breshër.

Breshëri ka zgjatur rreth 20 minuta dhe si pasojë e tij janë shkakuar dëme të agrumeve në zonë, të cilat siç shihet dhe nga fotot e Report Tv kanë rënë në tokë.

Moti në vend gjatë ditëve të fundit ka qenë i shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore.

Në disa zona si Velipoja dhe Durrësi janë shkaktuar edhe përmbytje të rrugëve e të disa shtëpive.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?