Emocionuese/ 20 foshnje kanë ardhur në jetë në maternitetin 'Mbretëresha Geraldinë' gjatë orëve të fundit

16 Dhjetor 2023, 18:11| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 18:19

  • Share

Një lajm i bukur vjen nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Përgjatë orëve të fundit kanë ardhur në jetë 20 bebe.

Lajmin e bën me dije ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu në rrjete sociale. Teksa u uruar jetë të gjatë e të lumtur të porsalindurve, kujton edhe dhuratën e parë për ta, bonusin e bebes.

"20 engjëj kanë ardhur në jetë pranë Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” gjatë orëve të fundit. Jetë të gjatë e të lumtur të vegjëlve të cilët i mirëpresim me dhuratën e parë të lindjes “Bonusin e Bebes”, mbështetja direkte financiare e qeverisë për çdo të sapolindur. Mirënjohje personelit mjekësor të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për përkushtimin maksimal që nënat dhe fëmijët të gëzojnë shëndet të plotë", shkruan ajo.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?