‘20 euro në pasaportë’, nën hetim 40-vjeçari në Kakavijë, tentoi të korruptonte policin

14 Janar, 11:00| Përditesimi: 14 Janar, 14:27

  • Share

Një 40-vjeçar është vënë nën hetim pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, për të hyrë në Shqipëri, pa u regjistruar.

Procedimi penal nisi sepse shtetasi E. B., 40 vjeç, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare Kakavije, duke futur në pasaportën e tij, në momentin e dorëzimit, një kartëmonedhë 20 euro, me qëllim që të mos i kontrollohej dokumentacioni dhe të hynte në vendin tonë, pa u regjistruar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?