Foto ilustruese

20 emigrantë janë gjetur të vdekur në brigjet e Tunizisë, bashkë me ëndrrat për në Evropë përmbyset edhe anija

24 Dhjetor 2020, 14:34| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 14:38

  • Share

Sipas autoriteteve në Tunizi ditën e sotme, janë gjetur të vdekur 20 emigrantë pasi anija me të cilën po udhëtonin drejtë BE-së është përmbysur në Mesdhe.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Tunizi Mohamed Ben Zekri, tha se trupat e vdekur janë gjetur nga rojet e anijeve bregdetare dhe peshkatarët të cilët i kanë identifikuar.

Një zëdhënës i rojës bregdetare ka thënë se shumica e viktimave janë nga Afrika sub-Sahariane.

Sipas emigrantëve të cilët kanë mbijetuar, anija kishte përafërsisht 40-50 veta dhe po udhëtonte drejt Italisë.

Arsyeja e përmbysjes mendohet të jetë pesha e rëndë që mbante anija dhe erërat e forta të cilat ishin të papërballueshme.

Zona bregdetare afër portit të qytetit Sfax, pranë së cilës u gjetën edhe trupat e mbytur në Tunizi është kthyer në pikë të nisjeve të njerëzve, të cilët ikin nga konflikti dhe varfëria e vendeve të Afrikës dhe Lindjes së Mesme, në kërkim të një jete më të mirë në Evropë.

Tunizianët janë gjithmonë në përpjekje e sipër për të emigruar në vende më të zhvilluara si Italia. Numri i emigrantëve që kanë arritur të mbërrijnë në Itali është mbi 12 mijë, sipas Forumi Tunizian për ekonomi dhe të drejta shoqërore.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?