Drejt Punës

20 egjiptianë punojnë në sektorin e peshkimit në Vlorë, kapiteni Muhamed Mansuri flet për Report Tv: Jam i kënaqur, paguhem 800 dollarë në muaj

18 Shkurt 2022, 15:55| Përditesimi: 18 Shkurt 2022, 16:06

  • Share

Nëse shkon pranë Triportit nuk është rastësi të takosh peshkatarë nga Egjipti. Muhamedi është njëri prej tyre i cili prej 11 muajsh punon në sektorin e peshkimit në Vlorë dhe ka mësuar mjaft shpejt shqipen. Kapiteni egjiptian i anijes së peshkimit thotë se kushtet e punës janë të njëjta, ndërsa paga më e mirë se në vendin e tij.

"Emri im është Muhamed Mansuri, kam 11 muaj këtu, nuk e kam bërë vitin. Familjen time e kam në Egjipt.  Paguhem 800 USD në muaj, pa faturë. Kushtet e punës janë të njëjta si në vendin tim. Me djemtë nga Vlora kemi komunikim të mirë", shprehet ai.

Muhamedi është i punësuar në biznes shqiptar dhe paguhet 800 USD në muaj. Ai thotë se dalin për peshkim kur është kohë e mirë pranë ishullit të Sazanit.

"Punoj afër Sazanit, peshk nuk ka shumë tani. Në Egjipt nuk ka merluc, por barbun..", thotë Muhamed Mansuri.

Muhamedi shprehet i kënaqur edhe pse peshkatarët shqiptarë thanë se ndeshen me vështirësi të shumta.

"Prodhimi është i dobët, kushtet në mol nuk i kemi të mira, nuk ka ndriçim,  dalim me fenerë natën si barbonë", tha një peshkatar i vjetër vlonjat.

Aktualisht në Triport ndodhen 20 egjiptianë, ndërsa të rinjtë e Vlorës kanë emigruar në Perëndim.

"Tani kanë ardhur  mbi 20 egjiptianë, kapitenë, peshkatarë dhe motoristë. S'ka njerëz këtu kanë ikur djemtë", shtoi ai.

Porti i anijeve të peshkimit në Triport menaxhohet nga Shoqata e Peshkimit dhe nga 120 anije që kanë qenë më parë tani kanë mbetur rreth 60. Mungesa e infrastrukturës, rritja e çmimit të naftës dhe mungesa e punëtorëve e kanë dëmtuar këtë sektor ndër vite.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ola: 18/02/2022 16:45

    O Rame sorrosiani e degjenerove kete vend. Atdheun e Skenderbeut po e nbush me afgane, egjiptiane e bangladeshas nderkohe qe shqiptaret marrin udhet e botes. Te mallkofte perendia.

    Përgjigju
    • Beni: 18/02/2022 21:05

      Po psr nuk shkon zotrote te beje kapitenin e anijes per 800euro.po shkoni me legena

    • oni: 18/02/2022 17:51

      Fjala jote ne vesh te zotit. Kjo na ka mbetur te shpresojme, se per tjeter sjemi te zotet.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?