Mbytet 2 vjeçari afgan në Shëngjin! U shkëput nga prindërit dhe ra në shatërvanin e kompleksit ku qëndrojnë

18 Mars, 17:00| Përditesimi: 18 Mars, 19:19

  • Share

LEZHË- Një fëmijë i mitur Afgan ka humbur jetën, pasi u mbyt aksidentalisht në ujërat e shatërvanit në kompleksin ku janë të vendosur prej vitit 2021.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës dhe pavarësisht ndihmës së parë, fëmija 2-vjeçar nuk arriti të mbijetojë, pasi kishte konsumuar shumë ujë.

Sipas të dhënave i mituri është shkëputur nga prindërit dhe ka rënë në ujë, ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarjes.

Blutë bëjnë me dije se është ngritur një grup i posacëm hetimor për këtë rast, ku po punohet për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e ngjarjes.

Refugjatët afganë janë vendosur në Shëngjin prej verës së vitit 2021, që kur Kabulu u pushtua nga Talebanët dhe një pjesë e tyre vijojnë të qëndrojnë sërish në Shqipëri.

 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?