Kronikë
Sport
Sport

2 vite më parë tentoi të vriste një person brenda lokalit në Gjermani, arrestohet 33-vjeçari në Korçë (Emri)

24 Shtator 2022, 14:55| Përditesimi: 24 Shtator 2022, 14:58

  • Share

Një 33-vjeçar i identifikuar si Daniel Hajro është arrestuar nga policia e Korçës. Ai ka qenë në kërkim për vrasje me paramendim, për hakmarrje, mbetur në tentativë dhe plagosje të rëndë me dashje.

Hajro është autor i dyshuar i një ngjarjeje të ndodhur para 2 vitesh, në Gjermani.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 17.09.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me paramendim", kryer për hakmarrje, mbetur në tentativë dhe "Plagosja e rëndë me dashje", në lidhje me një ngjarje të ndodhur më datë 18.05.2020, në një lokal në Gjermani, ku 33-vjeçari ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person dhe ka plagosur rëndë një tjetër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Arrestimi i Hajros u bë falë bashkëpunimit intensiv ndërmjet DVP Korçë, DVP Tiranë, FAST Albania dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?