Zjarr në Gjirokastër

2 vatra aktive zjarri në Gjirokastër, flakë masive në ish-repartin ushtarak

7 Shtator 2022, 14:15| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 14:27

  • Share

Dy vatra zjarri janë ndezur në Gjirokastër një në fshatin Azim Zeneli e një në Mashkullore, ku flakët kanë marrë përmasa masive ndërsa po punohet për shuarjen e tyre.

Flakët e zjarrit të favorizuar nga era, janë konstatuar në pjesën veriore të fshatit. Punonjësit e PMNZSH-së Gjirokastër, administratori i fshatit dhe policia ndodhen në vendngjarje.

Po ashtu, Drejtori i Pyjores në Bashkinë e Gjirokastrës, Adriatik Onjea nga terreni ka kërkuar ndihmën e PMNZSH-së, pasi ka konstatuar një zjarr masiv në ish-repartin ushtarak në fshatin Mashkullore, Gjirokastër. Drejt vendngjarjes ka shkuar një automjet për të bërë të mundur fikjen  e zjarrit.

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?