Kronikë

2 turqit vizitojnë Shqipërinë për herë të parë: Dua të njohim historinë dhe kulturën e vendit! Shumë kërkesa në Aeroportin e Kukësit dhe nga kosovarët

23 Korrik 2021, 13:33| Përditesimi: 23 Korrik 2021, 13:42

  • Share

Këta dy të rinj janë nga Turqia dhe udhëtimin e tyre të parë për në Shqipëri, zgjiodhën ta bëjnë me linjën e avionëve “Air Albania”, Stamboll-Kukës. Çmimet e lira, me të cilat operon Aeroporti Zayed-Flatrat e Veriut, ka shtuar fluksin e pasagjerëve.

“Vi nga Stambolli. Udhëtimi ishte i mirë. Do të vizitojmë Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dëshiroj të njoh kulturën dhe historinë e këtyre vendeve. Jam shumë kureshtare për të njohur Maqedoninë e Veriut por edhe Shqipërinë. Shoqëria më ka thënë se në Shqipëri ka ushqime të mira, sidomos qoftet. Dua ti provoj si janë.

Hera e parë që vij në Shqipëri. Udhëtimi me avion nga Stambolli ishte i mirë dhe i lirë. Këtu është bukur. Do të vizitojë vendet historike në Kosovë, Maqedoninë e Veriut  Do të qëndrojmë 3 ditë”, u shprehen dy të rinjtë e ardhur nga Turqia.

Shumë nga ata që udhëtuan me këtë linjë, janë  pasagjerë nga qytete të ndryshme të Kosovës, që jetojnë në Turqi. Zgjedhjen e Aeroportit të Kukësit për të ardhur në vendlindje për pushime, e bënë për shkak se kostoja është shumë më ekonomike sesa në aeroportet e tjera.

"Shumë mirë. Ju lumshin duart që e keni bërë. Shumë e lirë është këtej, andej nga Rinasi më shtrenjtë. Përshembull këtu ishte 65 euro, atje 135 euro.

Hera e parë që vi në Kukës, ishte më lirë se Rinasi", thanë pasagjerët.  

Fluturimet e para, dy herë në javë Kukës- Stamboll dhe anasjelltas u hapën me datë 15 Korrik 2021. Aktualisht, “Air Albania” në dy linja me Stambollin dhe Zyhriun operon me plot 6 fluturime në javë, numër ky i cili pritet të rritet për shkak të kërkesës së madhe të pasagjerëve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?