2 të prekur me COVID në ujësjellësin e Beratit, raste kontakti të 36-vjeçares së infektuar dje

13 Maj 2020, 09:31| Përditesimi: 13 Maj 2020, 12:31

  • Share

1589354621_ujsjelelsberat.jpg

Shtohen rastet e prekura me COVID-19 në Berat, e shpallur si zonë e gjelbër. Dy rastet e reja janë pjesë e Ujësjellësit Berat dhe janë raste kontakti të 36-vjeçares të konfirmuar pozitive ditën e djeshme.

Pas konfirmimit pozitiv me Covid-19 të një 36-vjeçarje nga Berati,mjekët epidemiologë kryhen në mënyrë emergjente tamponët në 20 punonjësit e Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve Berat. Po kështu tamponë ju morën dhe familjarëve të saj.

Burimet për Report Tv thonë se nga 20 testimet e kryera në punonjësit e Ujësjellësit të Beratit vetëm dy prej tyre kanë rezultuar pozitivë, një 56-vjeçar dhe një 44-vjeçare. Ndërsa tamponët e kryera familjarëve të saj kanë dalë negativ. Gjithashtu edhe 5 tamponë të tjerë të personave që shoqëroheshin me të prekurën nga Berati kanë rezultuar negativë.

Mjekët epidemiologë po vijojnë me hetimin dhe gjurmimin e rasteve të kontaktit të dy punonjësve të tjerë të Ujësjellësit që rezultuan pozitivë.

Pas konfirmimit të rastit, Bashkia e Beratit dezinfektoi banesën e saj dhe lagjen, ndërkohë që u krye dezinfektimi edhe në çdo zyrë të Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizime.

 


Lajmi kryesor:

4 raste të reja me COVID, mes tyre një grua shtatzënë, 6 të shëruar në 24 orët e fundit (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?