2 rastet me koronavirus në Shqipëri/ PD- Ministrisë së Shëndetësisë: Disa pyetje që nuk u keni dhënë përgjigje...s'ka kohë për shakara

9 Mars 2020, 11:16| Përditesimi: 9 Mars 2020, 11:17

  • Share

TIRANË- Reagimi i parë nga PD-ja, pas mbledhje së bërë nga qeveria, vjen nga ish-deputeti demokrat Tritan Shehu, i cili gjithçka që u pa sot e quan fasadë. Për Shehun, në mbledhjen e sotme u pa që qeveria është pa transparencë dhe pa një stategji, ndonëse janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Ai i ka bërë disa pyetje ministrisë së Shëndetësisë, sipas së cilit nuk kanë marrë një përgjigje nga to, çka sipas tij vërtetojnë se nuk kanë marrë asnjë masë.

"Akoma dhe sot Rama pa trasparence dhe pa strategji! Megjithese jemi para nje fakti te paralajmeruar apo me mire te para ndodhur, mbledhja e sotme e Qeverise tregoi se vazhdohet ne amulli e vetem fasade.

Behen deklarata “te sigurta” mbi baza te pa qarta, qe kane rendesi per te ndjekur rastin e gjendjen reale te vendit, thjesht per tu shmangur...

Deklarohet se kontaminimi eshte “importuar” me rastin “zero” te ardhur nga Firenze para mbi dhjete ditesh. Nga mund te dale nje siguri e tille kur Firenze akoma nuk ka deklaruar asnje rast te prekur? Kjo gje ka rendesi te madhe te skjarohet per aresye tonat epidemiologjie, aq me shume mbas kaq ditesh kthimi ne Tirane.

Se dyti nuk ipet asnje e dhene se sa prej kontakteve te aferta te te dy te prekurve ne ditet e perpareshme jane identifikuar e cfare do behet me ata? Do te vendosen ne karantina te specializuara keta, ku, apo do te vazhdohet me “strategjine” e rrezikeshme per tu lene te “izoluar” ne banesat e tyre, thelbesore kjo?

Fatkeqesisht shoh se qeveria nuk thote asgje per sistemin tone shendetesor, masat urgjente te domosdoshme te disa permiresime (megjithese jemi shume vone) te domosdoshme ne organizimin e tij, realitetin e furnizimet me baze materiale konsumi, qe mungon edhe per personelin, ceshtje organizative, mobilizimi te resurseve njerrezore etj etj. Nuk thote asgje per gjendjen e reparteve infektive, strategjine per menyren e vendin ku e si do te trajtohen keta te semure ne nivel vendi.

Nuk thote asgje per gjendjen e domosdoshmerine e forcimin e sherbimeve te Reanimacioneve (aq sa mund te behet tashti), thelbesore keto per uljen e mortalitetit etj. Se fundi Rama e “zgjidhi qesen”, ka dhene reth 3,5 Milion $, perseri shume shume pak, duke vazhduar te bejme shakara te rrezikeshme e humbim kohe, sic po veprohet prej janarit. Dhe si mbyllje dua te shpreh tere solidaritein tim me te prekurit, familjaret e tyre, duke deklaruar gadishmerine e plote per te kontribuar pa rezerva ne perballimin e kesaj gjendje te jashtezakoneshme", shkruan Shehi.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • O Tritan: 09/03/2020 15:18

    A je hanger prad a te shijoj?

    Përgjigju
    • Lushnja: 09/03/2020 18:04

      E ka hanger ketu bash ne Lushnje

  • naimi: 09/03/2020 12:34

    Vagabond politik,mashtrues e plak I cmendur mjaft me mashtrime e panik.Shqiperia eshte I vetmi vend ne bote me masat te marra kaq urgjentisht.Te tilla masa kaq radikale nuk jane marre as ne ITALI,Gjermani,Hollande,France,Belgjike,Israel e jo qe jo ne Amerike.Shikoji masat si shqiptar e jo si vagabond politik.

    Përgjigju
  • O tej: 09/03/2020 12:07

    Tritan koronavirusi nuk te kap ty se ke ngrene prasin nga Lushnjaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?