COVID-19 merr 3 jetë në 24 orë! Edhe 2 pacientë tek Infektivi nuk ia dolën, shkon në 41 numri i viktimave

18 Qershor 2020, 20:05| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 22:26

  • Share

TIRANË-Prej disa ditësh në vendin tonë vijon të rritet jo vetëm numri i të infektuarve por edhe numri i viktimave me koronavirus, ku gjatë pasdites së sotme kanë humbur jetën 2 persona të tjerë duke bërë që në 24 orë të regjistrohen 3 të vdekur me COVID-19.

Viktimat janë një 67 vjeçar nga Tirana dhe një 73-vjeçare nga Shkodra, të dy vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese dhe ishin të shtruar te Spitali Infektiv.

Pacienti 67-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, i prekur nga COVID-19 dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese si diabeti, fibrilacion atrial, hipertension dhe alzheimer.

Pas një rëndimi të papritur, 67-vjeçari nuk arriti të mbijetojë nga disfunksioni kardio-respirator, pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe ventilimit mekanik.

Gjithashtu po në Spitalin Infektiv ka ndërruar jetë edhe një paciente 73-vjeçare nga Shkodra, e cila vuante nga hipertensioni. Ajo ishte e shtruar prej disa ditësh në terapi intensive në gjendje të rëndë, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk mundi të mbijetojë.

Në mëngjes u raportuar edhe për një viktimë tjetër nga COVID-19, një pacient 67-vjeçar nga Shkodra i shtruar tek Infektivi. Ai prej ditësh ishte në terapi intensive dhe vuante nga insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Nga fillimi i epidemisë deri tani kanë humbur jetën 41 qytetarë, të cilët nuk kanë mundur të fitojnë betejën e tyre me COVID-19.

Ditën e sotme në 24 orët e fundit u regjistruan 66 të prekur me koronavirus dhe aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arseni: 18/06/2020 21:24

    Po mjek a ka apo presin rradhen ne ekranin e televizorit, ose te marrin udhezime mjeksore te ambasada Amerikane. Jam I mendimit qe te regjistrohen si police se ndoshta ate pune din ta bejne me mire. Trampi pa qene mjek e dha njed kure ilacesh, keta tonet nuk I kemi ndigjuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?