Fragment nga filmi 'Tana'

2 muaj pas vdekjes së regjisorit Kristaq Dhamo, prezantohet filmi i parë shqiptar 'Tana' në Festivalin Ndërkombëtar 'Lumiere'

18 Tetor 2022, 23:56| Përditesimi: 19 Tetor 2022, 00:14

  • Share

Pas Tiranës, filmi i parë artistik me metrazh të gjatë shqiptar "Tana" ,  i realizuar në vitin 1958 me regji të Kristaq Dhamos, u shfaq këtë të martë i restauruar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit LUMIЀRE, në Lion të Francës.  Arkivi i Filmit dhe Shqipëria  marrin pjesë për herë të parë, në programin "Thesare dhe kuriozitete"... 
Në një status në rrjetet sociale AQSHF bën me dije se shfaqja e filmit u prezantua nga drejtoresha e programacionit të Festivalit, Maelle Arnaud, duke mbajtur kështu premtimin ndaj drejtores të Arkivit të Filmit, Marinela Ndria.

"Ndërsa prezantimi u mbyll nga studiuesi Joël Chapron në një atmosferë të ngrohtë në sallën e mbushur plot me dashamirës të kinemasë klasike europiane", thuhet më tej.

Ndërsa Ndria në fjalën e saj solli në vëmendje se  filmi "Tana" u realizua nga një nga regjisorët e parë shqiptarë, i cili u nda nga jeta në 14 gusht. Po ashtu ajo shprehu mirënjohjen për mundësinë që të prezantonin filmin e procesin e restaurimit të tij. 


"Prezantimi u mbyll nga studiuesi Joël Chapron në një atmosferë të ngrohtë në sallën e mbushur plot me dashamirës të kinemasë klasike europiane.", shkruhet më tej në statusin AQSHF.

Filmi do të shfaqet gjithashtu edhe në 21 tetor në Lumiere Terreaux. Gjithashtu, delegacioni nga AQSHF do të marrë pjesë në Marketin Ndërkombëtar të Filmit Klasik MIFC, ku do të prezantojnë kinematografinë shqiptare në festivale apo distributorë të tjerë të interesuar për ta shfaqur.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?