Foto nga ceremonia

Politikë

2 muaj më parë u emërua zv/ministre e Punëve të Jashtme, vajza e Bashkim Finos i jep fund beqarisë! Kryebashkiaku Veliaj celebron çiftin më të ri në Tiranë

23 Gusht 2021, 19:58| Përditesimi: 23 Gusht 2021, 20:03

  • Share

Vajza e ish-deputetit të ndjerë të Partisë Socialiste Bashkim Fino i dha sot fund beqarisë. Megi dhe Sidriti janë çifti më i ri në kryeqytet dhe lajmin e bëri me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili celebroi dy të rinjtë.

"Një verë plot dashuri! Jetë të lumtur Megi dhe Sidriti, çifti më i ri në kryeqytet. Të trashëgoheni, e në pafundësi bashkë!", shkruan Veliaj në rrjetet sociale, teksa ka postuar edhe disa foto nga ceremonia.

Pak kohë më parë Megi Fino u emërua zëvendës ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Megi Fino u shfaq në publik për herë të parë në Kongresin e Partisë Socialiste, ku mbajti dhe një fjalim plot emocion e njoftoi se do t'i bashkohet PS-së. Anëqtarësimi i saj në PS Megi Fino tha se ishte një dëshirë e babit të saj që u nda nga jeta pak muaj më parë për shkak të COVID-19.

Komento

Komente

  • Maks: 24/08/2021 09:25

    Urime ciftit te trashegohen Dhe ta gezosh postin moj cup qe ta la trashegim babai jot i ndjere Bartasin nat e dit per demokraci keta politiqener por domokracia qenka per keta duke u len trashegim postin Kurse per femijet tan me nga dy diplama te marra jasht shtetit puna per ta esht o kamariera o emigracioni

    Përgjigju
  • Iris: 24/08/2021 01:10

    Cift i mrekullueshem,urime ! I vetmi qe stonon ne foto eshte ai djali ne ane,pa xhakete,pa kollare dhe me ate kemishen pa jake,duket sikur e kane bere gati per gijotine.

    Përgjigju
    • Rondi: 24/08/2021 13:29

      sa shume kohe te lire ke o iris...

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?