2 milionë e 400 mijë tonë naftë prodhoi Shqipëria në vitin 1974! Flet në Esencë eksperti Gjergji Foto

19 Prill, 21:35| Përditesimi: 20 Prill, 08:24

  • Share

Çfarë ka ndodhur ndër vite me naftën tonë? Si dhe pse janë vrarë njerëzit e pafajshëm për naftën shqiptare? Eksperti, Profesor Doktori dhe Gjeologu i Naftës Gjergji Foto ishte i ftuari i mbrëmjes së të premtes (19 prill 2024) në Esencë. Emisioni shfaqet çdo të premte dhe të diel në ekranin e Report Tv.

Pjesë nga intervista në studio

Eljan Tanini: - Nafta shqiptare ka histori te madhe. Sa puse nafte janë shpuar deri më sot në Shqipëri?

Gjergji Foto: -Deri në vitin 1985 nga gjeologët shqiptarë dhe pak nga të huajt janë bërë gjithsej 5000 puse nafte. Pas vitit 1989, për shkak se ekonomia po binte, u ftuan kompani të huaja për të kërkuar naftë te ne, pavaresisht se ishte kundër kushtetutës. Te Manastiri i Ardenicës, te kodrat, ne kemi shpuar pusin më të thellë, 6700. Bota ka shkuar 12 dhe 15 mijë metra në tokë. Nafta në ato thellësi me temperaturë shumë të lartë shpërbëhet. Atje ku fle nafta është temperaturë shumë e lartë. Temperatura e tokës në thellësi rritet 2 gradë e gjysmë për 100 metra. Në 6700 metra ne nuk kemi gjetur naftë, e kemi gjetur në rreth 3000 e ca metra thellësi naftën.

Eljan Tanini: -Po Shpiragu?

Gjergji Foto: -Shpohet me dalta me diamant. Në Shpirag naftë është gjetur. Shpiragu 1 ishte me 1000 fuçi në ditë. 1000 fuçi bëjnë 160 metër kub naftë, debit i mirë, naftë e lehtë. Naftat si tonat në Shqipëri dallohen nga të tjerat, janë nafta që levizin me vështirësi. Shpiragu 1 u la nga kompania, kishte kosto të lartë. Pusi i dytë edhe ai vërtetoi që ishte po ajo sasi. Pusi i tretë në Shpirag dha vështirësi dhe avari. Pusi katër rezultoi me po ato parametra. Vajtën në Molisht 17 km larg, është shumë larg. Për mua si gjeolog nafte dhe përgjegjës i atij departamenti në Institutin e Naftës nuk është vepruar sipas asaj përvoje të përgjithshme në botë. Puset janë vendosur në një vijë të drejtë.

Eljan Tanini: -Do të rrisim pensionet nga pusi i Shpiragut u tha kjo e shumë të tjera

Gjergji Foto: -Mehmet Shehu dikur më dha të drejtë për Pusin Cakrani 20.

Eljan Tanini: - A kishte leverdi, a ishte e sukseshme nafta shqiptare gjatë kohës së regjimit?

Gjergji Foto: -Italianët e shfrytëzonin Kuçovën për interesat e tyre dhe për makinerinë e luftës. Gjermanët psh: Ndërtuan një distileri nafte, italianët me hile nuk e ndërtuan distilerinë. Italianet futën tuba nga Kuçova deri në Ujin e Ftohtë

Eljan Tanini: -Nafta që merrnin italianët ishte e rëndë e lehtë?

Gjergji Foto: -Italianët vërtetuan për herë të parë që nafta e Kuçovës kishte edhe 16 përqind karburante. Italianet morën nga Venezuela teknolg nafte për naftën tonë, angazhuan edhe universitete

Eljan Tanini: Sot Shqipëria është e pasur me Naftë? A bën sot nafta shqiptare?

Gjergji Foto: -Në vitin 1982 janë studiuar tërë tipet e naftave, nafta si ajo e jona arrijnë deri në 2 përqind

Si nafta jonë ka Kanadaja, Venezuela etj… Nafta jonë quhet naftë jo konvecionale, bota po përgatitet të shfrytëzojë naftën si e jona. Ne kemi naftë të rëndë. Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës ka qenë dikur në Ballsh. Ata dikur kanë nxjerrë 25 lloje produktesh si ajo e naftës shqiptare. Për naftën shqiptare ka edhe informacion negative. Mua më vjen çudi, si mund të marrësh këshilla nga të huajt për Shqipërinë?! Ne sot, brezin tim nuk na përfillin fare. Pas demokracisë na erdhi kryetari i Bashkisë së atyre ditëve për të na marrë ndërtesën e Fakultetit të Gjeologjisë bashkë me Ndre Legisin. Në atë kohë ishte në fakultet vëllai i Presidentit Meidani, e ngacuam këtë problem përmes tij. Më hyri një herë pa trokitur Mimoza Hafizi teksa studentët po punonin. U çudit nga faktet e punës sonë

Eljan Tanini: -Zonat me të pasura të Shqipërisë me naftë?

Gjergji Foto: -Është Zona Jonike, nga malet e Krujës deri në Karaburun-Sazan.  

Eljan Tanini: -Sot ku shpohet?

Gjergji Foto: -Sot nuk shpohet. Sot vazhdon Patos-Marinza. Në vitin 90, Shqipëria prodhonte 1 milionë tonë  naftë në vit vetëm Patos Marinza. Pas vitit 1990 nafta këputi qafën

Eljan Tanini: -Prodhimi më i madh i naftës te ne?

Gjergji Foto: -2 milionë e 400 mijë ton naftë në vit  prodhonte Shqipëria në vitin 1974. Ky prodhim është kërkuar me ngulm nga Pushteti Popullor i asaj kohe. Grafiku, Prodhimi vjetor i naftës, 1970, 1990-2000. Çmimi i naftës 2 dollarë fuçia, nafta jonë shqiptare. Shteti jonë e kishte mundësinë, ka arritur maksimumin e prodhimit në vitin 1974. Shteti bënte prodhimin e karburanteve dhe të tjera prodhimeve nga nafta. Vinin në Shqipëri anije me cisterina, bitumi shitej me fuçi nga Kuçova.

Eljan Tanini: -Tirana është e pasur me naftë?

Gjergji Foto: -Jo. Shenja nafte ka kudo. Tirana, Bilaj, Fushë Kruja, Makareshi ka shumë shenja nafte. Është formuar naftë në të tëra kurthet e tokës. Avullojnë vetëm naftat e lehta. Bitumi është shumë i shtrenjtë, fitimi është i madh.

Eljan Tanini: -Rafineritë e kanë mbaruar funksionin e tyre?

Gjergji Foto: -Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, ishte një teknologji kineze. Unë kam qenë në Kinë 3 muaj, rreth 50 e ca vite më parë, ishim 18 vetë nga Shqipëria. Ata i përlanin teknologjitë e botës, i vinin në punë menjëherë. Uzina u ndërtua në vitin 1978, më pas ndërhynë belgët. Shkatërrimi i saj është humbje e madhe, modifikohej kollaj, e thjeshtë. Kur sistemi monist ra, janë ofruar shumë kompani te ne për të përdorur rafinerinë edhe nga vendet arabe. Shteti merr vetëm 2-3 përqind nga të ardhurat e naftës sot. Për të nxjerrë atë naftë ne i kemi rënë murit me kokë, janë vrarë dhe dënuar shokët tanë për atë naftë. Koço Theodhosi, Abdyl Këllezin, Koço Plaku, Milto Gjikopulli janë vrarë për atë naftë. Ne kemi punuar me kamzhik si ai instruktori me kafshët në cirk. Të tërë ata që u pushkatuan nga nafta punonin jo për vetë. Gjatë viteve të fundit ka shkuar 140 dollarë fuçia.

Eljan Tanini: -Politikani që i ka bërë më shumë dëm naftës shqiptare?

Gjergji Foto: -Është pikërisht pas viteve 90. Patos Marinëza që nga viti 2002 shfrytëzohet. Njëri nga studentët e mi mjaft i mirë, në shtator të vitit 2019 u bë administrator i Kompanisë Alb Petrol. Gjiknurit i thashe qe une jam filani, kam punuar me naftën 20 vjet kantiereve, 20 e ca vjet profesor, jam akademik, me naftën i lidhur që 14 vjeç. E kam gëlltitur naftën në një fontanë, vetëm dhëmbët me mbetën.  

Eljan Tanini: -Po qeveria Berisha?

Gjergji Foto: -Ai i bëri shumë dëm, viti 1994, futi një kompani të huaj, quhej Premier Oil. Naftën e shiste në Mal të Zi duke shkelur urdhërin e OKB. Ne ishim në krizë për vajguri, unë zija vetë radhë. Kërciste grushti te dyqanet. Merrej çdo gjë, shkohej në Han të Hotit

Eljan Tanini: -Shitej, apo këmbehej?

Gjergji Foto: -Unë di që shitej. Perikli Teta ka qenë Ministër i Brendshëm. Unë e shikoja që ajo kohë ishte duke u fundosur, Fakulteti i Ekonomisë nuk jepte mendime ndoshta nga frika. Perikliut i kërkuan interpelancë për këtë gjë. Perikli Teta ka rreshtuar 27 veta në atë listë, duke nisur nga Pjetër Arbnori e të tjerë. Ideali i tyre ishte korrupsioni

 

E.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • cuf dabjoni: 20/04/2024 14:00

    po nè 1988-1990 sa naftè nxirrej ?????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?