2 korriku '90, ende jashtë Europës/ Xhufi tregon arsyet: Politikanët pas komunizmit kishin reflekset e së kaluarës

2 Korrik 2020, 22:45| Përditesimi: 2 Korrik 2020, 23:00

  • Share

Si sot 30 vjet më parë, mijëra shqiptarë hynë në mjediset e ambasadave në Tiranë për të kërkuar strehim politik me qëllim largimin nga Shqipëria, dudke shënuar lëvizjen e parë antikomuniste. Edhe pse kanë kaluar 3 dekada, përsëri Shqipëria është jashtë Bashkimit Europian.

Historiani Pëllumb Xhufi i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv tha se klasa politike që erdhi pas heqjes së komunizmit kishte komplekset e së kaluarës, të pasur me mëkate e komplekse. Sipas tij, kjho ka ndikuar shumë në formimin politik të vendit dhe prania gjithmonë e po të njëjtave figura vit pas viti.

"Tek ne për fat të keq klasa politike që erdhi ishte e zgjedhur, në një pjesë e mirë ishte i përcaktuar dhe e kompleksuar. Ajo kishte reflekset e së kaluarës! Ata që shtynin brrylat për të hyrë në Partinë e Punës, ishin ata që na udhëheqën edhe neve. Njerëzit që erdhën pas '90-ës  ishin intelektualë, ishin të informuar, dëgjonin radio e lexonin. Por nuk do të thoja të njëjtën gjë për  klasën politike që erdhi me mëkate e komplekse. Ishte tepër vonë nuk krijohet identiteti i ri në moshë madhore", tha Xhufi.

Në lidhje me shtyrjen e futjes në BE, historiani Xhufi shtoi Europa duhet të heqë dorë nga politikat, si për shembull të bëj pjesë nëse më jep detin, apo nëse më jep një tokë.

Ditën e sotme, në Bllokun e Ambasadave në Tiranë, në kujtim të 2 korrikut 1990 është vendosur një monument për të simbolizuar eksodin e rreth 5 mijë shqiptarëve, të cilët për 11 ditë qëndruan brenda ambasadave për një jetë të lirë, ku regjimi komunist mori goditjen më të fortë ndonjëherë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?