Foto ilustruese

2 kilogramë kokainë me vete në tren, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Itali

20 Janar 2023, 11:15| Përditesimi: 20 Janar 2023, 11:22

  • Share

ITALI- Një 39-vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar pasi iu gjetën 2 kilogramë kokainë në një tren. Lënda narkotike u zbulua kur policët po kontrollonin pasagjerët një e një treni që sapo po hynte në Itali.

Orgi Jahaj, banues në Shqipëri ishte në trenin nga Lugano për në Milano, dhe pasi mbërriti në stacionin ndërkombëtar të Chiassos, ai u kontrollua nga efektivët e Guardia di Finanza të Ponte Chiasso, të cilët shikuan edhe brenda valixhes së tij, duke gjetur në këtë mënyrë dy pako me lëndë narkotike, e cila nga analizat e para të kryera me reagentët rezultoi se ishte kokainë.

39-vjeçari u arrestua në dispozicion të magjistratit në detyrë në prokurorinë e Como dhe u dërgua në burgun e Bassone, në pritje të marrjes në pyetje.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?