Eduard Seitaj, Presidenti Begaj, Klement Zguri dhe Florjan Kali

2 javë nga betimi, mësohen disa prej emrave në stafin e Presidentit Begaj! Kush do të jetë Drejtori i Kabinetit, Sekretari i Përgjithshëm dhe këshilltarë

7 Gusht 2022, 16:53| Përditesimi: 7 Gusht 2022, 17:01

  • Share

Sot janë mbushur 2 javë nga momenti kur Presidenti Bajram Begaj u betua në Kuvend dhe më pas hyri zyrtarisht në zyrën e kreut të shtetit. Por sicc duket Presidenti e ka marrë me qetësi plotësimin e stafit të tij, me njerëz të besuar më të cilët do të drejtojë Presidencën në 5 vitet e ardhshme.

Megjithatë disa emra kyç Begaj duket se tashmë i ka vendosur. Report Tv mëson se tashmë Presidenca ka një Sekretar të Përgjithshëm të ri, një Drejtor Kabineti të ri si dhe disa këshilltarë të rinj. I pari që u emërua që ditën e parë kur presidenti hyri në zyrë ishte Drejtori i Kabinetit, Eduard Seitaj, i cili ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës. Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, si drejtuesi më i lartë i Administratës, do të jetë Florjan Kali, i cili të njëjtin pozicion ka mbajtur më parë në ministrinë e Mbrojtjes.

Ndërsa disa prej këshilltarëve kryesorë të Presidentit janë emëruar deri tani.  Valter Ibrahimi dje Fatmir Çela si këshilltarë në fushën e diplomacisë dhe Klement Zguri si këshilltar për çështjet ligjore.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ushtaraku: 07/08/2022 18:30

    Gjeneral, Doktor, president ku e gjete Florian Kalin, pse keshtu, ti è di sa I mbare ka qene ne MM

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?