Leonard Kamberi

2 javë në spital, humb jetën nga COVID gjinekologu nga Vlora...do bëhej baba pas pak ditësh

8 Dhjetor 2020, 11:48| Përditesimi: 8 Dhjetor 2020, 14:02

  • Share

VLORË- COVID-i i merr jetën mjekut gjinekolog në qytetin e Vlorës. Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se ka humbur jetën Leonard Kamberi, 47-vjeç. Ai ishte i shtruar prej dy javësh në spital, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, për pasojë humbi jetën. 

Leonard Kamberi ka punuar në Maternitetin e Vlorës ndërsa aktualisht punonte në një klinikë private dhe ishte pedagog në Departamentin e Shëndetit Publik, të Universitetit të Vlorës.

Humbja e mjekut shënoi humbjen e dytë brenda dy ditëve në radhët e personaliteteve të nderuara të Vlorës  pasi  ditën e djeshme humbi jetën prej COVID- 19 dhe pedagogia Dafina Brokaj.

1607425558_LeonardKamberi..jpg

Leonard Kamberi

Ora 13:58
E trishtë/ Mjeku që humbi jetën nga COVID-i në Vlorë do bëhej baba pas pak ditësh! Leli: Fëmijën po e prisnim me dashuri

Leonard Kamberi, mjeku gjinekolog që humbi betejën me COVID-19 brenda pak ditësh do të bëhej baba, por fati i trishtë deshi që ai të mos e shihte këtë moment, Lajmin e ka dhënë kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.

" Nard Kamberi, një tjetër mjek i talentuar dhe mik i rrallë, na u largua sot të gjithëve duke lënë vetëm bashkëshorten, Erindën,  që pas pak ditësh pret të bëhet nënë për herë të parë, me femijën që prisnin me dashuri pas kaq shumë kohësh.  Të prehesh në paqe Nardi! Do na mungosh shumë", shkruan Leli.

 


Lajmi kryesor:

Sot 753 raste të reja dhe 14 viktima nga COVID-19! Humb jetën gjinekologu në Vlorë, pas dy javësh i shtruar në spital


B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 08/12/2020 14:44

    Ironi e fatit, ngushellime familjes. Paste jeten e gjate femija i tij!

    Përgjigju
  • Tosi: 08/12/2020 14:39

    Kure jo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?