Propozimi i Lleshajt për 2 gjuhësi ku ka minoritete/ Idrizi: Tradhti kombëtare! Paralajmëron protesta (VIDEO)

24 Qershor 2020, 13:40| Përditesimi: 24 Qershor 2020, 14:59

  • Share

TIRANË- Tradhti Kombëtare e ka quajtur, kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) Shpëtim Idrizi propozimin e qeverisë shqiptare për dygjuhësi në qytetet ku ka minoritete në masën e 20%. Në aktivitetin e zhvilluar në kuadër të javës Çame, Idrizi tha se duke filluar nga nesër ata do të reagojnë, dhe protesta do të jetë një nga format duke thënë se kjo çështje nuk u përket vetëm çamëve, por të gjithë shqiptarëve.

"Ne do të vazhdojmë duke filluar nga nesër, të denoncojmë, të protestojmë, por edhe më shumë se kaq për një mendjelehtësi në rastin më të mirë, tradhti kombëtare në rastin më të keq të një VKM-je që po tentohet të ndodh ku mjafton që 1% e njerëzve në zonë të pranojnë që janë në minoritete dhe ajo do të kthehet në dy gjuhësi. E kemi denoncuar që në ligjin e minoriteteve, ku na dolën 9 minoritete, ne e dimë që gjysma e trungut shqiptar ndodhet jashtë dhe s'mund të kemi 9. Unë do reagoj duke ju sensibilizuar juve, kjo nuk është çështje e imja, por çështje e të gjithë shqiptarëve", tha Idrizi.

Po për çfarë bën fjalë propozimi? Në çdo njësi administrative në të cilën 20 % e popullsisë është pjesë e minoriteteve të njohura zyrtarisht, do të kenë të drejtën e përdorimit të gjuhës së tyre në komunikimet me pushtetit vendorë. Report Tv  siguroi ekskluzivisht draftin e Ministrisë së Brendshme e cila propozon përdorimin e gjuhës së minoritetet si dhe të drejtën e vendosjes së tabelave, sinjalistikës, toponimeve lagjeve dhe shesheve në gjuhën e tyre. Drafti aktualisht është në shqyrtim dhe pritet që pas kalimit edhe në komisionet parlamentare të marrë votat e parlamentit për t'u kthyer në ligj brenda vitit.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Idriz: 24/06/2020 16:19

    po ty ste votoi as gruaja more i shkrete, tani kerkon protesta.

    Përgjigju
  • eli: 24/06/2020 15:53

    Proteston ti,po nuk te le Dulja -)!Koalicioni leshit.Ku doni te dini per komb ju more gjakprishur.Per placke po!Ehhhh

    Përgjigju
  • Hahahaha: 24/06/2020 14:30

    Nga dole more me keto Teza. ! Tradhti kombetare ! Bota eshte nje,,Qyteterimi eshte nje ,,Njerezimi eshte nje .. Respekti per cilin do eshte i njejte .. Mos se Zoti te denon more Trim Deputet qe mere Rrogen nga keta Qytetare te thjeshte ..Mos i fute njerezit ne vellavrasje Si ne 97 Ho Kriminele i panjohur ,me keto thenje .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?