Trajneri i Chelsea-s Graham Potter

2 fitore në 15 ndeshje, shokon trajneri i Chelsea-s: Tifozët më kanë uruar vdekjen mua dhe fëmijëve të mi

25 Shkurt 2023, 13:25| Përditesimi: 25 Shkurt 2023, 13:26

  • Share

Në 15 ndeshjet e fundit në krye të Chelsea-s trajneri Graham Potter ka marrë vetëm 2 fitore. Një shifër katastrofike, duke patur parasysh se në merkaton e verës dhe atë të janarit klubi londinez ka harxhuar gati 650 milionë paund për t’u përforcuar.

Pavarësisht kësaj drejtuesit nuk janë nxitur të shkarkojnë trajnerin, i cili ka shokuar me intervistën e fundit të dhënë për ‘Daily Mirror’. Pyetjes se duket sikur atij nuk i bëhet vonë për rezultatet Potter është përgjigjur: “Pyetni familjën time për këtë. Disa tifozë më kanë thënë se më duan të vdekur sëbashku me fëmijët e mi”.

Një deklaratë shokuese që vjen pas disa emaileve shokuese që trajneri i Chelsea-s ka marrë. Shumë shpresojnë që të dielën Chelsea të fitojë kundër Tottenham në Premier League në atë që cilësohet si derbi i Londrës.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?